Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë u plagosën kur çatia e një kishe u shemb në qytetin brazilian të Recife.
Çatia e kishës u shemb teksa po shpërndahej ushqim për të varfërit dhe në ato momente më shumë se 60 persona ndodheshin brenda .
Viktimat janë një burrë 54-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare të cilët u gjetën të pajetë nga ekipet e kërkim shpëtimit që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Mes të plagosurve është një e re në fazë të avancuar të shtatzënisë, si dhe një fëmijë 4 vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie, por autoritet po hetojnë.
Ka disa media braziliane që shkruajnë se disa panele diellore ishin instaluar në çatinë e kishës javën e kaluar.
Klan News