Pjesëmarrje masive në zgjedhjet e hershme në Shtetet e Bashkuara. Mbi 57.5 milionë amerikanë kanë hedhur votën që para 5 Nëntorit, duke shfrytëzuar të drejtën që u jep Kodi Zgjedhor amerikan, për të shmangur ngarkesën në datën e përcaktuar.
Bëhet fjalë për gati 1/3 e totalit të atyre që votuesve me të regjistruar. Analistët thonë se është e vështirë të përcaktohet se cilin krah favorizon kjo dyndje, por në disa shtete, republikanët u kanë bërë thirrje zgjedhësve të votojnë masivisht para 5 Nëntorit.
5 ditë para kësaj date, dy rivalët po bëjnë përpjekje intensive për të shtuar numrin e mbështetësve teksa sondazhet parashikojnë garë të ngushtë me epërsi rreth 1% të kandidates demokrate.
Duke shfrytëzuar dobësinë që i krijoi rivales së tij deklarata e Joe Bidenit se mbështetësit e Trumpit janë mbeturina, Donald Trump u shfaq në Uiskonsin me uniformë në një makinë të mbledhjes së mbetjeve, nga ku u tha mbështetësve të tij se ata janë zemra e Shteteve të Bashkuara.
Në të njëjtin shtet federal ishte edhe Kamala Harris, e cila kërkoi votën e atyre që votojnë për herë të parë, në mbështetje të projektit të saj kundër ndryshimeve klimatike, kontrollit të armëve dhe abortit.
Tv Klan