Një copëz e muzeut të Bankës së Shqipërisë ka shkuar përkohësisht në Durrës përmes fotografive. Monedhat antike të ekspozuara në Kullën Veneciane pasqyrojnë historinë e zhvillimit ekonomik të Durrësit.
Besa Prela, përgjegjëse e Muzeut të Bankës së Shqipërisë: Qëllimi ynë është që muzeun që kemi në ndërtesën tone qendrore në Tiranë ta sjellim edhe pranë vizitorëve të tjerë.”
Çdo imazh i paraqitur në këtë ekspozitë sjell në jetë monumentet dhe objektet historike të qytetit.
Antigoni Gjergji, specialiste e qendrës muzeore në Durrës: Është një muze me vlera të veçanta, por ekspozita përveç artefakteve ka dhe shpjegime dhe pjesë të punës kërkimore.
Në çelje të saj, ekspozita që do të qëndrojë një javë e hapur për publikun u pa me kureshtje nga shqiptarë e të huaj.
“Ndodhemi në një qytet që është qendra e kulturës, ka shumë artefakte që janë gjetur në Durrës, mendoj se është vendi perfekt për të marrë sa më shumë informacione për monedhat.”
“Unë vij nga Franca dhe jam shumë i interesuar të njoh më shumë historinë e qytetit dhe të monedhave këtu.”
Ekspozita fotografike “Dyrrahu i Rrëfyer nëpërmjet Monedhave” përfshin gjithashtu projektin “MONEY SMART”, që synonte edukimin financiar për publikun, duke e bërë përvojën jo vetëm historike, por edhe ndërgjegjësuese për çështjet financiare.
Tv Klan