Një rast i rëndë abuzimi seksual është zbuluar në Maliq, ku një vajzë e mitur dyshohet të jetë përdhunuar nga një 43-vjeçar.
Ky i fundit, me inciale E.Sh. nga fshati Barç i Korçës, është shpallur në kërkim nga policia për veprën penale marrëdhënie seksuale me të mitur.
43-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht për disa vite me një vajzë 16-vjeçare.
Kjo e fundit është pyetur nga policia në prani të psikologut dhe prindërve, dhe ka treguar ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i Policisë së Maliqit:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, shpallën në kërkim shtetasin:
E. Sh., 43 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”(dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 16 vjeçare)
Veprimet procedurale me të miturën, janë kryer në prezencën e psikologut, prindit dhe përfaqësuesit ligjor.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për kapjen e autorit të dyshuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al