Autori i “Sandman” Neil Gaiman ka mohuar akuzat për ngacmim seksual. Ai ka pretenduar se asnjëherë nuk është përfshirë në aktivitete seksuale. 64-vjeçari u akuzua të hënën nga 8 gra për sjellje të pahijshme seksuale.
Me anë të një postimi autori thyen heshtjen dhe u përgjigjet akuzave, që ai i ka cilësuar si dizinformata.
“Kam qëndruar i heshtur deri më tani, si nga respekti për njerëzit që po ndanin historinë e tyre, ashtu edhe nga dëshira për të mos tërhequr akoma më shumë vëmendje ndaj shumë dizinformatave. Gjithmonë jam përpjekur të jem një person privat dhe gjithnjë e më shumë ndjeja se mediat sociale ishin vendi i gabuar për të folur për çështje të rëndësishme personale. Tani kam arritur në pikën ku mendoj se duhet të them diçka. Unë jam larg nga një personi të përsosur, por kurrë nuk jam angazhuar në aktivitete seksuale me askënd. Asnjëherë”, ka shkruar 64-vjeçari.
Njëra prej grave që e kanë akuzuar për ngacmim seksual ka qenë dadoja e fëmijës 5-vjeçar të Gaiman. Ajo pretendon se ai i ofroi që të bënin dush bashkë, duke i kërkuar që të ulej në prehrin e tij.
64-vjeçari tha se i kishte lexuar akuzat me tmerr dhe shqetësim, ku pretendoi se disa prej situatave të përshkruara nga gratë nuk kishin ndodhur kurrë, kurse një pjesë tjetër ishte shtrembëruar./tvklan.al