Pasi Kim Kardashian fshiu një foto për shkak të disa detajeve që tregonin se kishte përdorur Photoshop, motra e saj Kourtney Kardashian u detyrua të bënte të njëjtën gjë. Themeluesja e Poosh, ndau një foto të saj në Instagram Story, e cila tregonte të pasmet e saj përballë kamerës. Kjo foto u pasua me shumë komente, ku ndjekësit e akuzonin për photoshop.

“Kjo duhet të jetë një shaka”, postoi njëri. “Kjo është e turpshme,” tha një tjetër. 

“Në këtë pikë photoshopi i keq duhet të jetë i qëllimshëm,” ndau dikush tjetër.

Kim Kardashian gjithashtu nxitoi të fshinte një foto me bikini nga Instagrami i saj pasi fansat e kuptuan se mund të ishte përdorur ndërhyrja me photoshop. Kjo nuk është hera e parë që femrat e familjes Kardashian akuzohen për përdorim të photoshopit në imazhet që ato publikojnë në rrjetet sociale./tvklan.al