Travis Barker bëri 2 tatuazhe të reja të hënën: buzët e gruas së tij të re Kourtney Kardashian, në ngjyrë të zezë, dhe një akrep të madh për të mbuluar emrin e ish– bashkëshortes në krah, Shanna Moakler. Akrepi përfaqëson shenjën e tij të horoskopit dhe është sezoni i tyre tashmë.

Scott Campbell, ishte artisti që bëri një punë mjaft profesionale. Ai ka postuar në Instagram: “Sezoni i akrepave, tek Travis Barker dhe buzët nga Kourtney Kardashian. Urime për ju të dy”.

Më parë, në Prill Travis realizoi një tjetër tatuazh me emrin e Kourtney Kardashian.

Çifti u fejua pas një viti të lidhur në një propozim mjaft romantik në bregun e detit./tvklan.al