Kourtney Kardashian i është kthyer një ndjekësi në rrjetet sociale i cili e akuzoi se nuk kalon mjaftueshëm kohë me fëmijët e saj.

Vajza e madhe e familjes Kardashian ka tre fëmijë me të cilët postoi disa foto gjatë kësaj jave në udhëtimin e tyre në Meksikë. Në fotot e postuara Kourtney është me vajzën Penelope, 9 vjeç dhe djalin Reign, 6 vjeç  në plazhet e Cabo San Lucas.

Çuditërisht në imazhe nuk ishte i pranishëm djali i madh, Maison, 11 vjeç, ndërsa ata të tre kalëronin përgjatë bregut të detit.

“Oh më në fund je me fëmijët e tu tani?”, shkroi një ndjekës në komente, të cilit Kourtney nuk ia përtoi aspak përgjigjen.

Jam me fëmijët e mi çdo ditë, faleminderit Zotit, rrjetet sociale nuk janë gjithnjë jeta e vërtetë”. Komente të tjera kaë vijuar duke e akuzuar se ka ndryshuar që prej lidhjes me Travis Scott dhe nuk kujdeset më për imazhin e saj duke mos treguar aspak klas apo finesë./tvklan.al