Këto poza të nxehta të dashurës së aktorit Leonardo Di Caprio po realizohen për një reklamë të markës së njohur “Dolce & Gabbana”.









Modelja e njohur Vittoria Ceretti po punon së bashku me aktorin Theo James ndërsa këto imazhe janë siguruar nga mediat e huaja. Paparacët kanë mundur të sigurojnë këto foto gjatë xhirimeve të cilat u zhvilluan në ishullin italian të Caprit.
Pavarësisht momenteve mjaft intime të dyshes të dy po shijojnë romancat respektive.
James është i martuar që nga viti 2018 me aktoren Ruth Kearney me të cilën ka dy fëmijë, ndërsa Ceretti është në lidhje me DiCaprio për gati një vit.
Ceretti, e cila më herët ka qënë martuar me DJ italian Matteo Milleri nga 2020 deri në 2023, është e njohur për bashkëpunimet e saj me markat luksoze të modës si Chanel, Prada, “Dolce & Gabbana” dhe Moschino. Ajo gjithashtu ka ecur përkrah supermodeleve si Kendall Jenner dhe Claudia Schiffer.
Klan News