Chrissy Teigen ka qenë prej kohësh një përdoruese aktive e mediave sociale, por kjo nuk do të thotë se ajo ka dëshirë që fëmijët e saj të kenë një llogari të tyren.
Në një paraqitje të fundit publike ajo diskutoi mendimet e saj për prindërimin, por edhe kohën para ekranit.
Modelja thotë se shpreson që fëmijët e saj të hapin llogaritë në mediat sociale derisa të përfundojnë shkollën e mesme.
“Kjo do të ishte ëndrra ime e realizuar,” tha ajo.
Ajo që e frikëson më shumë Teigen për kohën e qëndrimit para ekranit të fëmijëve të saj është numri i madh i reklamave të papërshtatshme që dalin gjatë navigimit në internet.
Modelja shton se duhet të ketë rregulla për reklamat që u dalin fëmijëve.
Taigen ka katër fëmijë me bashkëshortin John Legend me të cilin u martua në vitin 2013.
Klan News