#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“Gjenerata Alfa”- Blendi Fevziu/ Raporti me idhujt

I ftuar: Blendi Fevizu – Gazetar

#gjenerataalfa #tvklan #edielashqiptare #arditgjebrea #shqiperi #tv #televizion #debat #lidership #blendifevziu #fame #sukses

Shorti “Megatek” (29 Dhjetor 2024)

#cmime #arredim #telefonata #fitues #arditgjebrea #short #ndarje #tvklan

“Ka një mesazh për ty”- Një festë dashurie në Sarandë 

#dallendyshe #flutura #angli #bamiresi #verber #femije #sarande #shtepiaefemijessarande #dhurata #ngrohtesi #mesazh

Mes vuajtjes e varfërisë, historia e gjyshe Dallëndyshes: Humba shikimin dhe vajzën e vetme

“Ka Një Mesazh Për Ty” ka dalë nga studioja e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan pasi historia dhe surpriza do të rrëfehen ndryshe. Moderatorin Ardit Gjebrea  e shoqëron Flutura e cila ka ardhur posaçërisht nga Anglia për të bërë një vepër të mirë këtë fundivit.

Të dy nisen drejt Patosit, në shtëpinë e Dallëndyshes që është një gjyshe e verbër, me vuajtje të mëdha mbi shpinë e me një dëshirë. Përpara se të mësojmë dëshirën, ajo rrëfen fillimisht historinë e saj, humbjen e vajzës në moshë të re dhe shikimit.

Dallëndyshe: Unë jam me diabet, diabeti më rri konstant, më rri 400, pastaj më mori shikimin.

Ardit Gjebrea: Vetëm nga diabeti? Por nuk shkove të vizitoheshe?

Dallëndyshe: Bëra edhe operacion. Pas operacionit, më iku fare ky i djathti tani nuk shikoj fare. Pastaj kalova një histori të madhe, ç’është e drejta…

Ardit Gjebrea: Vajza jote.

Dallëndyshe: Një vajzë që kisha. Vërtet më ka ikur shikimi, por edhe syri se vetëm atë kisha. Nga largimi i saj në këtë jetë, më iku fare shikimi.

Ardit Gjebrea: Ishte e sëmurë vajza?

Dallëndyshe: Ishte fillimisht. Kur ishte e vogël ishte me astmë. Pastaj nga astma i krijoi mbledhje mushkërie, e çoja në sanatorium, në spitale. Në vitin ’19, iku pastaj. Unë e di sesi e kam marrë në morg.

Ardit Gjebrea: Po ti në atë kohë shikoje?

Dallëndyshe: Shikoja, nga sëmundja pastaj u rëndova shumë, nga ikja e vajzës.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte vajza kur u nda nga jeta?

Dallëndyshe: 23.

“I dua në gji”, gjyshja e verbër jeton me pengun e mbesës e nipit të mbetur jetimë

“Ka Një Mesazh Për Ty” ka shkuar në shtëpinë e Dallëndyshes në Patos për të realizuar dëshirën e saj. Moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea shoqërohet nga Flutura që ka ardhur nga Anglia për t’i dhuruar sadopak lumturi dikujt.

Dallëndyshja ka një histori shumë të dhimbshme. Në vitin 2019 ajo humbi vajzën në moshën 23-vjeçare. Asokohe kishte probleme me shikimin, por pas tragjedisë ka mbetur e verbër. Vajza i ka lënë pas dy fëmijë, Serdjanën dhe Oltin që Dallëndyshja i ka peng. Serdjanën e solli në jetë nga një dashuri e hershme, në moshën 16-vjeçare.

Dallëndyshe: I kam rritur me shumë mundime, sakrifica, nuk e ke idenë sesi e kam rritur unë atë Danën. Megjithatë, u lidh me një djalë tjetër. Jeta vazhdon.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte vajza kur u lidh me atë djalin, të parin?

Dallëndyshe: 16.

Ardit Gjebrea: Dhe sa vjeç ishte kur u bë nënë për herë të parë?

Dallëndyshe: 16.

Ardit Gjebrea: 16  vjeçe u bë nënë?

Dallëndyshe: Po. Me tjetrin u lidh pas një viti, edhe ky nuk punonte, rrinin bashkë me mua. Në jetë solli djalin, Oltin. Pastaj mori rruga si të thashë që iku nga kjo  jetë, më la dy pengje, si Danën dhe Oltin. Prandaj kërkoj dhe e shkrova, dua “Ka Një Mesazh Për Ty” që Danën ta gëzoj një çikë se asnjëherë s’i kisha bërë ditëlindje, asnjëherë s’kam bërë Vit të Ri. Megjithatë unë sot jam shumë e gëzuar.

Ardit Gjebrea: Ti doje që t’i sillje në studio?

Dallëndyshe: Unë doja t’i sillja në studio, t’i gëzoja.

Ardit Gjebrea: Ata të dy?

Dallëndyshe: Të dy!

Ardit Gjebrea: Ku janë ata sot?

Dallëndyshe: Ata janë në Sarandë, te Shtëpia e Fëmijës.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Dallëndyshe: Po nuk i mbaja dot si isha. Unë nuk i dhashë vetë, mua m’i kanë marrë me zor në spital.

Ardit Gjebrea: Nuk është se ti doje që t’i çoje në Shtëpinë e Fëmijës?

Dallëndyshe: Jo, unë i dua në gji. Pavarësisht se jam kështu, dua t’i kem zogjtë e mi nëpër këmbë.

Një zarf mirësie, Flutura sjell pak shpresë në zemrën e Dallëndyshes

Këtë prag fundviti, festat në shtëpinë e Dallëndyshes në Patos erdhën me dhimbje, lot por edhe shumë ngrohtësi e dashuri. Ajo i ka kërkuar rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” që të surprizojë nipin e mbesën e saj, Oltin dhe Serdjanën të cilët qëndrojnë në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë.

Moderatori i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea nuk ka shkuar vetëm në shtëpinë e gjyshes së verbër. Me të ndodhet Flutura e cila s’ka asnjë njohje me Dallëndyshen, por pasi dëgjoi historinë e saj, i dhuroi paratë e mbledhura përgjatë vitit për një vepër bamirësie. Për Dallëndyshen, ai zarf do të jetë plotësimi i dëshirave për nipin e mbesën.

Vajza që s’e pa asnjëherë, Dallëndyshja: Bashkëshorti emigroi e s’u kthye më!

Historia e gjyshe Dallëndyshes e cila jeton e vetme në një banesë sociale në Patos, është plot vuajtje e sakrifica. Ajo u rrëfeu moderatorit të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebreas dhe Fluturës, bamirëses që dëshironte ta ndihmonte përmes “Ka Një Mesazh Për Ty”, humbjen e vajzës, shikimit dhe pengun për nipin e mbesën që jetojnë në Shtëpinë e Fëmijës.

Zemra e kësaj gjysheje të verbër rëndohet nga kujtimi i dhimbshëm i braktisjes nga bashkëshorti, por sidomos largimit të vajzës nga jeta në moshën 23-vjeçare. Për të është një brengë e madhe që për shkak të varfërisë, s’arriti kurrë t’i plotësonte dëshirat së bijës.

Dallëndyshe: Kam shumë histori të dhimbshme, por nuk i tregova, sidomos për vajzën dhe për bashkëshortin që m’u largua për një jetë më të mirë për veten e tij. Nuk e prisja.

Ardit Gjebrea: Bashkëshorti iku për një jetë më të mirë, emigroi?

Dallëndyshe: Po, emigroi.

Ardit Gjebrea: Dhe pastaj nuk u kthye më.

Dallëndyshe: Nuk u kthye më. Mendoi vetëm për jetën e tij. Sidomos për atë që e lindi, e solli në jetë dhe nuk ishte i gatshëm që ta shikonte, të paktën t’i thoshte “të keqen babi” njëherë, s’i tha asnjëherë.

Ardit Gjebrea: Dhe t’u desh ta përballoje vetë.

Dallëndyshe: Vetë nga fillimi deri në fund. Sidomos kur shkoi 16 vjeç që s’ia plotësoja njëherë dëshirën t’i blija një palë atlete. Më iku, unë e di sesi ka ikur ai fëmijë. Pa bukë në gojë, pa asgjë. I kërkonte shpirti t’i blija ndonjë xhup a ndonjë gjë, nuk kisha mundësi.

“Shihemi në Gjyq”– Përgjigjja e ADN, të kujt janë fëmijët 

#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #edmond #naile #burrel #burg #tradheti #polic #forensicenteralbania #xhevahirceloaliaj #rezultat

“Më futi duart në fyt e më përplasi mureve”, Nailja përjeton rikthimin e dhunës së Edmondit

Një nga rastet më të bujshme të rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ishte dyshimi i Edmondit ndaj Nailes për tradhti dhe atësinë e fëmijëve të tyre. Që prej përballjes së tyre në studio Nailja u shpreh e gatshme për të kryer testin e ADN-së, e bindur në besnikërinë e saj.

Këtë prag fundviti, ka ardhur momenti i së vërtetës. Në një ditë me rrebeshe shiu, Eni Çobani dhe ekspertët e “Forensic Center Albania” u nisën drejt Burrelit për të takuar Nailen. Ajo i mirëpriti në shtëpinë e saj duke u shprehur e çliruar që më në fund ka ardhur dita, por edhe e prekur për dyshimet ndaj saj.

Nailja tregon se pas seancës së ndërmjetësimit, Edmondi ka ushtruar sërish dhunë ndaj saj. Ajo e ka kallëzuar e si rrjedhojë, ai po vuan dënimin.

Naile: Mua nuk më beson askush. Unë për vete jam shumë e pastër. Mua më ka akuzuar jashtë ligjit. Nuk duhet bërë ajo akuzë ndaj meje. Unë kam qenë e gatshme gjtihmonë që të bëjmë një ADN.

Eni Çobani: Si është e mundur që Edmondi nuk është akoma në shtëpi në këto momente?

Naile: Është e mundur se Edmondi sa erdhëm nga zyra e “Shihemi në Gjyq”, në krye të dy ditëve ushtroi dhunë.

Eni Çobani: Sërish?

Naile: Sërish, i thashë o Edmond mua më humbe vendin e punës, më ndave prej vëllezërve, prej mamit,  gjithçka. Çfarë më bëre kështu, nuk qe nevoja.Unë shkoja në punë, i bënim ato lekë dhe e bënim ADN-në të ishe i sigurt ti ose ndaheshim dhe ti shihje punën tënde, unë punën time. Edmondi erdhi pikërisht në këtë divan që jemi ne tani, më futi dy duart në fyt, më kapi nga xhupi që kisha veshur e më plasi mureve e  divaneve. Nga ajo frikë, nuk kisha rrugë tjetër më, vetëm kallëzim.

Nailja nuk ia fal Edmondit që ai zgjodhi të besojë fjalët e të tjerëve e të dyshojë për të.

Naile: Unë s’kam qetësi me atë person. Dua të dalë e vërteta në shesh, dua të jem e pastër për vete dhe unë me atë person, si t’i bjerë dielli tokës nuk bashkohem më.

Eni Çobani: Pra ti e quan shumë të rëndë dyshimin që ai ka ngritur?

Naile: Dyshimin që ai ka ngritur, dhunën që ka ngritur duke ia imponuar të tjerëve. Çfarë njeriu është ai që të marrë fjalët e njerëzve?

“Më ka gënjyer për moshën!” Si e zbuloi Nailja të fshehtën e Edmondit

Pas përballjes së tyre në “Shihemi  në Gjyq” për dyshimet e Edmondit ndaj Nailes lidhur me atësinë e fëmijëve të tyre, ka ardhur dita e së vërtetës. Ndërmjetësja e rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani dhe “Forensic Center Albania” kanë shkuar në Burrel për të takuar Nailen dhe marrë kampionët e ADN-së.

Ajo u tregon se pas asaj seance, Edmondi ka ripërsëritur dhunën ndaj saj dhe me kallëzimin e Nailes, ndodhet në burg. Nailja është e prekur për fjalët e veprimet e Edmondit dhe thotë se nuk e ka tradhtuar kurrë.

Naile: Më kanë folur njerëzit shumë keq për atë person mua, qëkur ra në burg për dhunë në familje, unë prapë atë person nuk e lëshova poshtë. Në krye të tre muajve, unë që jam këtu, i jam përgjigjur me çfarë kam pasur mundësi, ia kam çuar te burgu sepse unë e doja si person dhe në radhë të parë, për fëmijët sepse goca e kërkonte.Të ishte për ta tradhtuar, unë e kisha tradhtuar në Tiranë, jo për ta tradhtuar në Burrel. Kam ndenjur tre muaj në banesë sociale në Tiranë te gratë e dhunuara. Të ishte për të bërë tradhti, e kisha bërë tradhtinë atje, s’isha kthyer te Edmondi fare.

Vetëm për hir të fëmijëve, kryesisht të vajzës që kërkonte vazhdimisht të atin, Nailja u kthye në Burrel. Banesa ku jetojnë është e Edmondit, por gjykata e Tiranës ka vendosur që për një vit ajo të qëndrojë aty bashkë me fëmijët. Nailja e Edmondi nuk kanë celebrim, janë bashkëjetues.

Naile: Nuk kemi as celebrim asgjë sepse ai me gruan tjetër e  ka çunin 27 vjeç.

Eni Çobani: Dhe ajo jeton në një banesë tjetër?

Naile: Ajo jeton në Itali, ashtu siç na ka thënë z. Edmond se unë nuk dua të flas fare.

Eni Çobani: Dhe ti e ke pranuar në këto kushte, e ke ditur apo jo?

Naile: Më ka gënjyer! E kam mësuar vonë,më ka gënjyer. Ai më ka gënjyer edhe për moshën, ne kemi 20 vjet diferencë. Unë moshën ia kam kuptuar pasi kam ngelur shtatzënë me gocën.

Eni Çobani: Si e kuptove?

Naile: E kuptova sepse unë për vete, le ta marrë vesh gjithë Shqipëria, unë nuk di as të shkruaj, as të lexoj. Mua vetëm më ka dhënë Zoti tru, duke më marrë prindërit në pazar, për lekë nuk ma hedh dot kush.

Eni Çobani: Dhe ti nuk kishe parë asnjë dokument për të parë moshën e Edmondit?

Naile: Jo, nuk kisha parë. E zuri gjumi, i mora kartën e identitetit dhe në atë moment qëllon mami më merr në telefon. Më thotë mami “më duket shumë i vjetër me ty, ai person ka gënjyer jo nja 10  vjet, por ka gënjyer nja 20, a ma thua pak numrin e kartës së identitetit?” Ia them unë, z. Edmond për 54 vjeç. Unë më 9 prill 35 vjeç.

Sërish, Nailja konfirmon dakordësinë për marrjen e kampionit të ADN-ve që do të shërbejnë për të krahasuar profilet gjenetike.

Sërish në burg pas kallëzimit të Nailes, Edmondi mohon përsëritjen e dhunës ndaj saj

Pas përfundimit të takimit me Nailen në shtëpinë e saj në Burrel, Eni Çobani dhe ekspertët e “Forensic Center Albania”drejtohen për në spital ku do të takojnë Edmondin. Siç ishte premtuar në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan gjatë përballjes së tyre në “Shihemi në Gjyq”, atij do t’i merret mostra gjenetike për ADN-në e fëmijëve.

Edmondi shoqërohet nga efektivët e Policisë së Burgjve pasi Nailja e ka kallëzuar sërish për dhunë ndaj saj. Edmondi thotë se dhuna nuk ka ndodhur.

Eni Çobani: Ajo ka pretenduar për dhunë në familje. Ka qenë e vërtetë kjo gjë?

Edmond: Jo, s’është aspak e vërtetë. Ajo tha se mori gocën nga shkolla. Unë jam i sëmurë rëndë dhe shkoi ajo. Kur u kthye më tha “do të të fus në burg” se i kishte telefonuar e ëma, “fute në burg”,  si i thotë e ëma bën. Kaq.

Eni Çobani: Paralajmërim në fakt që ti e more edhe në publik?

Edmond: Po.

Eni Çobani: Pra zonja e ka përsëritur disa herë.

Edmond: Dy herë.

Eni Çobani: Që në qoftë se ai e përsërit, unë do ta çoj sërish atje dhe në fakt, e tha dhe e bëri. Megjithatë unë uroj që nëse ti ke të vërtetën tënde me vete, e vërteta del. Sado ta fundosësh, ajo del. Ti mundohu të thuash vetëm të vërtetën dhe ajo do të të çlirojë nga çdo akuzë dhe nga çdo gjë që ty të vret se shoh që je goxha i emocionuar.

Testin e ADN-së e ka kërkuar Edmondi dhe ai shpreh sërish bindjen dhe vullnetin për t’i shkuar deri në fund. Ekspertët i marrin mostrën e ADN-së për të kryer testimet e nevojshme.

S’ka falje! Edmondi i jep fund me Nailen, ajo shpërthen në lot: Nëse s’bashkohemi…

Fundi i këtij viti nuk i ka gjetur Nailen dhe Edmondin në shtëpinë e tyre, por të ndarë. Pas përballjes së tyre në “Shihemi në Gjyq”, ai po vuan dënimin pas përsëritjes së dhunës ndaj Nailes e ajo qëndron në shtëpi me fëmijët, ku ka aplikuar edhe urdhrin e mbrojtjes kundrejt tij.

Në atë seancë të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, me kërkesën e Edmondit, u premtua se do të kryhej testi i ADN-së së fëmijëve. Mostrat e prindërve dhe fëmijëve janë marrë e në këtë ditë, Eni Çobani, Nailja dhe ekspertët e “Forensic Center Albania” kanë shkuar në burgun e Burrelit për të mësuar përgjigjen në prani edhe të Edmondit.

Ai i paraprin bisedës dhe thotë se sido që të jetë rezultati i analizës, ka vendosur që të mos jetojë më me Nailen.

NaileTi tani ke menduar, janë fëmijët e tu, s’janë fëmijët e tu, ti ke menduar nuk jeton më me mua?

Edmond: Jo.

Naile: Okej.

Edmond: S’ta kam borxh se unë në burg e ti…

NaileKu?

Edmond: Të kërkosh urdhër mbrojtjeje në shtëpinë time…veç ti e bën.

NailePo sikur unë të ta tërheq atë urdhër mbrojtjeje?

Edmond: Nuk të fal. Ta kam thënë që herën e parë, të thashë që s’e bëj më, e bëre prapë.Ti prapë avazin.

NaileTi nuk pranon që ta tërheq urdhrin e mbrojtjes?

Edmond: Mbaje. Në shtëpinë time, jo.

NaileDo që të largohem nga shtëpia?

Edmond: Po, po.

NailePo mua ma ka vendosur gjykata e Tiranës për të ndenjur një vit aty.

Edmond: Në shtëpinë time?

NailePo.

Edmond: Jo. Urdhrat e mbrojtjes mbaji, te unë…

NailePor janë fëmijët.

Eni Çobani: Duhet të mendojmë për fëmijët të parët para se të vijë puna te ju të dy.

Edmond: Të mendonte kjo.

E prekur dhe e përlotur, Nailja betohet sërish në besnikërinë e saj ndaj Edmondit. Ajo s’dëshiron që familja e tyre të shkatërrohet e thotë se nëse mes tyre merr fund, s’do të ketë burrë tjetër për të.

NaileNuk dua ta shkatërroj familjen, për ata dy fëmijë. Ju betohem, sido që të jetë, mua në trupin im nuk më ka prekur kush, unë në rast se nuk bashkohem me Edmondin, unë e them këtu publikisht, nuk bëhem gruaja e kurrkujt më, vetëm me dy fëmijët e mi dhe ka përfunduar për mua.

/tvklan.al