#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #kukes #mitrovice #femije #ndarje #dhune #gjykata #vendim #torture #hana #rexhep #kosove #telefon #martese #
E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Dhe fjalën në mes të rrugës, më fejove për tri ditë!
Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk e pranon në shtëpi.
“Jam nënë e katër fëmijëve. Më kanë nxjerrë nga shtëpia. Fëmijët m’i kanë mbajtur. Babai nuk më pranon, as vëllai. Jam në mes të katër rrugëve. Unë pa fëmijët nuk jetoj dot!”
Rexhepi flet me urrejtje kundrejt së bijës dhe thotë se nuk dëshiron ta shohë.
“Unë fëmijët i kam rritur, i kam edukuar, i kam martuar. Tani nuk e di se çfarë kërkojnë prej meje. Unë atë që ka ardhur këtu nuk dua ta shoh fare!”
Në përballjen e tyre në studio, babai i kërkon llogari vajzës se cila është arsyeja që e ka kërkuar. Mes lotësh, Hana i përgjigjet: “Jam e lënduar në shpirt se e di mirë në jetën time ti se ç’kam hequr, se kam bërë mundim, sakrifica, në shtëpinë tënde si të kem qenë djalë më ke trajtuar!”
Sipas versionit të Rexhepit që merr fjalën i pari duke përshëndetur më në fund, ai thotë se ka ndjekur traditat e Kukësit dhe e ka martuar vajzën. Hana kundërshton dhe thotë se i ati e ka fejuar e martuar brenda tri ditësh.
Rexhep: Ne kemi tradita në Kukës! Nuk kemi tradita për të folur kot më kot! A more vesh?
Eni Çobani: Kush po flet kot më kot?
Rexhep: Unë e kam marrë, e kam martuar gocën.
Eni Çobani: Na kanë martuar edhe ne baballarët, po?
Rexhep: E kam martuar si gjithë të tjerët.
Hane: Jo, nuk është si gjithë të tjerët! Nuk është si gjithë të tjerat baba se më fejove për tri ditë, fejesë, martesë.
Rexhep: Ashtu re në pëlqim ti!
Hane: Tri ditë fejesë, martesë, më ke lënë në mes të rrugëve!
Rexhep: Ashtu ke rënë vetë ti!
Hane: Ke dhënë fjalën në mes të rrugëe pa dëshirën time baba!
Rexhep: Nuk ka qenë pa dëshirën tënde!
Hane: Nuk është e vërtetë fjala siç thua ti!
Rexhepi fajëson të bijën se ka kthyer fjalë duke mos i lënë atij hapësirë për ta mbrojtur. Hana ia kthen se ai ka vepruar pa e pyetur duke shkelur premtimin se thjesht do ta shihnin familjen duke e dorëzuar me një shtrëngim duarsh në rrugë.
Hane: Ti në mes të rrugës ke dhënë fjalën, ke thënë “për hajër të qoftë!”, mixhës së ish-burrit tim.
Eni Çobani: Kush është mixha i burrit?
Hane: Sefedin Rexhepi.
Eni Çobani: Kush ia ka dha dorën Sefedinit, Rexhepi?
Hane: Rexhepi ia ka dhënë dorën Sefedin Rexhepit, gocën ta kam dhënë për çunin e vëllait, Jakup Rexhepin.
Në vitin 2011, Hana u martua në Mikushnicë të Mitrovicës. I ati vazhdon të ngulmojë se ajo e dinte, por Hana thotë se pranoi vetëm se tashmë gjithçka kishte marrë fund.
Hane: Kur ka ardhur në shtëpi babai, më ka thënë “gocë, për hajër të qoftë se të kam fejuar”. I kam thënë si more baba e bëre këtë gjë ti? A prapë s’mendove ti që jam unë?
Rexhep: Me dëshirën tënde, ishte dëshira jote, kemi biseduar bashkë. E kemi biseduar të dy bashkë, me ty dhe nënën tënde, e kemi biseduar. Këto janë akuza kot!
Hane: Aty kam qenë unë me babain tim, me nënën time, me dy motrat e mia, njëra e fejuar e tjetra beqare dhe nuk ka pyetur asnjë, vetëm kokën e vet!
Eni Çobani: Megjithatë ti pranove dhe shkove?
Hane: Pranova për arsye se më dha, u krye çdo gjë, më fejoi babai.
Eni Çobani: Dhe ti s’ia ktheje dot?
Hane: S’ia ktheja dot.
“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi e përplasi kokën!
Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain, Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë e katër fëmijëve, babai e fejoi dhe martoi brenda tri ditësh. I ati ra dakord me xhaxhain e burrit të saj, Sefedin Rexhepin.
Familja është nga Mikushnica, një fshat i Mitrovicës në Kosovë dhe sipas rrëfimit tronditës të Hanës për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.Në shtëpinë e bashkëshortit, Jakupit ajo keqtrajtohej, por më tronditës është reagimi i Rexhepit, krejt i qetë.
Hane: Unë isha llahuzë me nder…isha llahuzë me çunin e madh. Si sot të dalësh nga spitali, të nesërmen jo, të pasnesërmen kam hyrë në magje për të gatuar.
Ardit Gjebrea: Ç’domethënë llahuzë?
Hane: Llahuzë, sa kisha lindur.
Ardit Gjebrea: Ah, ishte lehonë!
Eni Çobani: Pra, ditën e tretë që ishte lehonë, ajo e ka futur në magje për të bërë bukë.
Hane: Ditën e tretë isha në magje.
Eni Çobani: Po fëmijën kush e mbante?
Hane: Nuk më linin me fëmijën, “hajde t’i grahësh punëve ti!”
Eni Çobani: Pse?
Hane: Se gjasme “ne kemi qumësht lope, e vëmë në biberon me qumësht lope çunin”. Unë iu thashë qumësht kam mjaft, këtë e kam fëmijë të parë, dua ta rris siç kam dëshirë unë fëmijën. Ju lutem, mos ma nxirrni fëmijën nga gjiri, më kuptoni se jeni nëna edhe vetë. Ato më kanë kërcyer me fjalët më të ndyra: “o idiote, o gabelicë, o e poshtër, o prostitutë!” Çfarë s’më kanë thënë dhe ngrihet e më merr zvarrë Sefedin Rexhepi…
Eni Çobani: Po mirë, Sefedinin ti e kishe xhaxhain e burrit, s’e kishe vjehërr.
Hane: S’ishte vjehrri ai, ai ishte xhaxhai i burrit.
Eni Çobani: Po pra, ky komandonte në shtëpi?
Hane: Unë nuk kisha parë që xhaxhai të ndërhynte te nusja e vëllait siç ndërhynte ai.
Eni Çobani: Zotëri, ti i ke ditur këto probleme apo…
Rexhep: Po, i di.
Ardit Gjebrea: I ke ditur?! Si thua, “po i di?”
Rexhep: I di.
Ardit Gjebrea: Si i di, ç’domethënë “po, i di?”
Hane: Më tha të të hip në makinë unë e të të çoj ty në kufi, atje në kufi të të fus në asfalt e të të jap, me nder, shqelma b***ës! Shqelma, të të nxjerr nga makina e në kufi do të të lë, jo të të çoj te babai!
Bashkëshorti i Hanës, Jakupi ka reaguar dhunshëm ndaj saj, por edhe për këtë Rexhepi reagon me qetësi.
Hane: Jakup Rexhepi, i thosha, o Jakup, është më i shëndetshëm gjiri i nënës për fëmijën, si thoni ju të ndaj fëmijën nga gjrii? Më ka futur në dorë e më ka rrahur e torturuar, me mënyra nga më të ndryshmet më ka torturuar! Imagjino, sa edhe kokën ma ka përplasur në atë çast që pse ti po ma thyen fjalën mua dhe pse po ia thyen familjes?
Eni Çobani: E ka çarë edhe në pjesën e syrit.
Ardit Gjebrea: E ka çarë?!
Eni Çobani: Po.
Rexhep: Është shumë e vërtetë.
Ish-bashkëjetuesi i merr 4 fëmijët, gjykata i cakton 1 orë e gjysmë në muaj për t’i takuar!
Në fund të pjesës së parë të “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, u zbulua se Hana nuk ka pasur kurorëzim me Jakup Rexhepin, babain e fëmijëve të saj. Nga martesa e konsumuar në shtëpinë e tij në Mikushnicë të Kosovës prej vitit 2011, gjatë së cilës ka përjetuar dhunë e keqtrajtim, kanë 4 fëmijë.
Babai i Hanës, Rexhepi që është përballë saj, deri në këtë moment ka ngulmuar se ka ndjekur traditat, por s’ka përgjigje për arsyen pse s’është kryer celebrimi. Sot Hana s’ka asnjë prej fëmijëve, është pa përkrahje nga familja e saj dhe në mes të rrugës. Jakupi nuk është pranë fëmijëve, por në Gjermani ku ka krijuar një jetë të re.
Eni Çobani: Ku është Jakup Rexhepi sot?
Hane: Jakup Rexhepi është në Gjermani. Është martuar, ka grua, pritet të bëhet baba përsëri me gruan e dytë dhe kalamajtë janë këtu në shtëpi, vetëm me gjyshen.
Eni Çobani: Ku janë 4 fëmijët e tu?
Hane: 4 fëmijët e mi janë me gjyshen në shtëpinë e ish-burrit tim, me babain e vet, Jakup Rexhepin.
Pjesa më tronditëse e kësaj historie është vendimi i gjykatës, sipas të cilit, institucionet e Kosovës ia kanë caktuar babait kujdestarinë. Hana ka të drejtë t’i shohë vetëm një herë në muaj për 1 orë e gjysmë katër fëmijët e saj që i përkasin grupmoshës 5-13 vjeç.
Eni Çobani: Në nëntor 2024, Drejtoria për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, komuna Skënderaj, i ka çuar Gjykatës së Mitrovicës në Skënderaj, Shërbimi Social i Qendrës për Punë Sociale ku kanë shqyrtuar një kërkesë të bërë nga Gjykata Themelore, lidhur me mendimin për ribesimin e fëmijëve në mes të Jakup Rexhepit në Mikushnicë dhe Hana Syla me vendbanim në fshatin Morinë, Kukës për fëmijët që përmendëm deri tani. Dhe çfarë thotë? Procedura për pajtim dështoi, pra nuk kemi pajtim. Ndërkohë, Shërbimi Social thotë që duke u bazuar në deklaratën e prindërve dhe fëmijëve të marra në datën 07.11.2024 dhe në bazë të gjendjes faktike në terren, është e mendimit që të gjithë këta fëmijë t’i besohen për ruajtje dhe edukim, babait të tyre, Jakup Rexhepit dhe mënyra e kontaktimit të prindit, nënës në këtë rast me fëmijët të mbetet një herë në muaj, të premten e parë të muajit prej orës 14:00 deri në 15:30!
/tvklan.al