#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #hila #gjoni #prona #zaptim #borxh #konflikt
“Më ke kërcënuar me jetë!”/Dy burrat kacafyten mes tyre, Gjoni godet huadhënësin
Hila ka kërkuar të përballet në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, me të njohurin e tij të vjetër, Gjonin. Siç shpjegon, Gjoni i ka marrë një hua dhe prej 12 vitesh nuk i përgjigjet. Veç kësaj, i ka privatizuar edhe një objekt, ndonëse Hila ka hyrë në një prej tyre edhe pse nuk është i pajisur me dokumentacionin ligjor.
Nga ana tjetër, Gjoni e quan Hilën “të paburrë” sepse ka kërkuar një përballje publike për borxhin e 15 milionë lekëve. Ai nuk e mohon marrjen e tyre, por thotë se nuk do të kishte vepruar si Hila nëse do të kishte qenë në vendin e tij. Në gjaknxehtësi e sipër, Gjoni vërsulet drejt Hilës për ta goditur.
Gjon: Ky qenka treguar shumë i paburrë që më ka prurë sot këtu e nuk e kam pasur vendin unë këtu se nuk do ta kisha sjellë unë po të m’i kishte pasur ai mua, për 150 milionë s’e kisha prurë këtu në faqe të tërë Shqipërisë të më shihte mua këtu për 15 milionë lekë. I kam thënë nuk ia kam ngrënë fjalët, nuk ia mohoj paratë…
Eni Çobani: Po pse, 15 milionë lekë sa të duken ty?
Gjon: Ky qenka i paburrë që të më sjellë mua para Shqipërisë për 15 milionë lekë, as për 150 nuk e kisha nxjerrë unë këtë, por ky qenka maskara që më ka prurë mua këtu për borxhe, të kam thënë nuk t’i ha fjalët, nuk…
Hilë: Ty nuk të takojnë ato fjalë sepse je një malësor i pabesë!
Gjon: Ti më ke prurë mua për 15 milionë lekë këtu!
Hilë: Për 15 milionë e për 5 milionë të bie unë!
Gjon: 15 milionë për 15 vjet s’ke për t’i marrë!
Hilë: Të kam pritur 12 vjet!
Gjon: Më ke kërcënuar edhe me jetë ti!
Eni Çobani: Kush të ka kërcënuar?
Gjon: Më ke kanosur ti!
Hilë: Ça pret ti?
Me dosjen në dorë, Gjoni shkon drejt Hilës për ta goditur. Në mes hyjnë asistentët për t’i ndarë.
Hilë: I pabesë!
Eni Çobani: Kush të ka kërcënuar se kjo është e rëndë?
Hilë: Edhe më ke borxh, edhe kapadai! I pabesë!
Gjon: Kur të dalim, ta kallëzoj unë!
Eni Çobani: Kujdes, jashtë ai do të jetë me mua dhe ti nuk i afrohesh dot!
Gjoni afrohet në tavolinën e Eni Çobanit dhe duke shfletuar dosjen, pranon borxhin por njëkohësisht e cilëson veten si “viktimë”. Ende i nxehur, ai përmend sërish faktin që Hila e ka thirrur në një përballje publike dhe shkon për ta goditur, duke vërvitur dosjen në drejtim të tij.
“Ke 30 familje përballë!”, Eni Çobani zbërthen dosjen e Gjonit dhe i bën thirrje Benet Becit
Studioja e “Shihemi në Gjyq” është përfshirë nga tensioni midis Hilës e Gjonit pasi ky i fundit është përpjekur disa herë ta godasë për shkak se e ka thirrur në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Deri në këtë moment, është kuptuar vetëm që 12 vite më parë, Gjoni i ka marrë Hilës një borxh prej 15 milionë lekësh që s’ia ka shlyer ende. Hila ka zaptuar shtëpinë e tij meqenëse nuk ka marrë asnjë pagesë.
Siç shpjegon Eni Çobani, ata kanë qenë fqinj dhe njihen prej 30 vjetësh. Pas privatizimit të Shkollës së Rezervave në Shkodër ku babai i tij ishte bashkëpronar, Gjoni i kërkoi paratë Hilës duke filluar kështu një konflikt. Problemi është se konflikti nuk është vetëm me Hilën, por edhe me 30 familje të tjera. Ndërmjetësja i bën thirrje kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Becit dhe kërkon një hetim të thelluar për çështjen.
Eni Çobani: Shkolla e Rezervave në Shkodër, sikundër shumë objekte të tjera shtetërore në gjithë Republikën e Shqipërisë, duke mos pasur një kujdes të shtuar nga këto qytete dhe nga pushteti lokal, janë zaptuar. Problemi është shumë më i madh sesa i Hilës dhe prandaj unë po kërkoj me insistim se sa veta të tjerë ke problem se po t’i kisha sjellë të tërë këtu ty, nuk e di a do të ishe kaq i zoti t’u dilje ballë.
Zotëri, ti ke 30 familje shqiptare përballë që u je vënë përballë atyre duke u thënë që shiko unë kam një kontratë shitblerje pasurie të paluajtshme dhe ju tani dilni që këtu se unë do ta marr. Ju me të drejtë keni fituar një vendim, por komunikimi juaj me këto familje është dashur të ishte bërë “tete a tete”, pra me secilën prej familjeve sepse ato dashur, pa dashur kanë 30 vjet brenda dhe unë nuk e di me çfarë arsyeje kanë hyrë apo tani duhet të dalin. Njërën nga këto ambiente ka hyrë dhe e ka zënë Hila se thotë 12 vjet s’më ka dhënë asnjë lek, ka hyrë brenda dhe e ka zënë.. Tani ju thoni ky i ka ngritur mendjen edhe të tjerëve.
Ore zotëri, unë këtu kam një listë se do të filloj ta lexoj tani, bashkinë e Shkodrës e kam përballë që po më ndjek, i drejtohem kryetarit të nderuar të bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, të më dëgjojë me kujdes, po të dëshirojë do të bëjmë një takim privat në ambientet e bashkisë Shkodër sepse kjo dosje i nderuar do t’i shkojë një hetimi të hollësishëm për të parë që nga momenti i fitimit të pronës nga familja Shkambi në vitin ’96, nga blerja me kontratë shitblerje në 2012 dhe sot jemi në 2024 zotëri dhe ke këtu 30 familje brenda me emër dhe me mbiemër, nuk i lëviz nga vendi. Tani ky i ka marrë para Hilës, mund t’u ketë marrë para edhe ca të tjerëve që m’i ka thënë Hila por nuk më la që t’u them emrin. Këta të tërë presin borxhin, ky lekë nuk ka, pret të marrë objektin, t’u japë këtyre nga një dhomë.
Nxehen gjakrat, shishja ‘fluturon’ në anën tjetër të studios!/ Prona përfundon në duart e zaptuesve
Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq” nxeh edhe më shumë gjakrat mes Hilës e Gjonit. Ky i fundit është tërbuar dhe merr menjëherë shishen në dorë e cila ‘fluturon’ drejt tavolinës së Hilës në anën tjetër të studios të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Fatmirësisht, shishja përfundon në këmbët e Hilës duke shmangur lëndimet e mundshme.
Nga shpjegimi i Eni Çobanit, duket se edhe në versionin e Gjonit ka një problem që ai nuk arrin t’ia shlyejë borxhin Hilës. Ambientet e pronës që ai ka fituar në vitin 1996 në Shkodër bashkë me familjarët nuk ka arritur t’i marrë, edhe pse ka paguar dhe ka bërë kontratën e shitblerjes me Ministrinë e Financave.
Sot Gjoni ndodhet jashtë godinës sepse ka një mori familjesh që e kanë zaptuar por njëkohësisht po e shfrytëzojnë pronën e tij edhe pse s’iu përket. Edhe Hila bën pjesë te zaptuesit, megjithatë ai pranon se ka bërë vetëgjyqësi për shkak se është i vetmi që Gjoni i detyrohet një borxh ndaj ka gjetur këtë zgjidhje.
Eni Çobani: Këta njerëz që kanë zaptuar këto ambiente, jo vetëm që kanë ikur, por i kanë lëshuar edhe me qira.
Ardit Gjebrea: Kanë lëshuar me qira diçka që nuk u takon.
Eni Çobani: Sigurisht, dhe marrin para mbi pronën e Gjonit.
Ardit Gjebrea: Që do të thotë këto ambiente s’janë të lira.
Eni Çobani: S’janë të lira prapë se ka njerëz brenda, por po shfrytëzohen në mënyrë të paligjshme nga aata të cilët janë zaptues dhe kanë humbur çdo gjyq përpara gjykatës që janë drejtuar.
Ardit Gjebrea: Një nga ata zaptues, mund të konsiderohet Hila?
Eni Çobani: Patjetër, pavarëësisht se ai sot ka një borxh. Borxhin e ka me deklaratë, por nuk e ka me gjyq.
Hilë: Unë kam bërë njëfarë vetëgjyqësie në lidhje për të marrë pasurinë time, e pranoj. Ligjërisht nuk është imja, pavarësisht se ne i kemi punët individuaisht bashkë, por asnjë hyrje nuk është e zaptuar me qëllim që kanë dhënë lekë te Gjoni.
Eni Çobani: Po, i vetmi është ky.
Hilë: Atij nuk i ka dhënë kush.
Ardit Gjebrea: Vetëm ti i ke dhënë lekë?
Hilë: Vetëm unë i kam dhënë. Për të marrë paratë e mia, për t’i bërë njëfarë presioni, kam shkuar e i kam vënë çelësin asaj dere.
Paratë s’ia kthen, por kërcënon publikisht huadhënësin: Do ta minoj pronën, do ju hedh në erë!
Votimi i publikut të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan përcaktoi që Hila ka të drejtë për borxhin që i i kërkoi Gjonit. Ky i fundit vazhdon me inatin e tij dhe nuk ia fal ish-fqinjit që e thirri për t’u përballur në “Shihemi në Gjyq” duke deklaruar se nuk do t’i shlyejë asnjë qindarkë të 15 milionëshit.
Gjon: Kokërr leku, edhe 500 vjet s’ka për të marrë prej meje pasi më ka prurë këtu sot!
Eni Çobani: Dëgjo, z. Gjon. Deri në momentin që ju keni të drejtë, unë sigurisht them të drejtën tuaj. Pro nga momenti që dëgjoj një përgjigje të tillë nga një person i cili ka vuajtur nga mosekzekutimi i vendimit dhe i drejtoheni një qytetari që ju ka ndihmuar në një moment të vështirë që s’ka për të parë lekë kurrë, kjo tregon që edhe nga ana juaj nuk është kuptuar se çfarë do të thotë kur i merr lekë dikujt. O zotëri, kur i merr lekë dikujt, rri eedhe pa bukë dhe ktheji lekët këtij zotërisë. Rri pa bukë! Ti jeton, vazhdon punon, fiton para dhe këtij zotërisë nuk ia ke kthyer!
Sa për pronën e tij të zaptuar nga Hila e të tjerë që janë duke e shfrytëzuar për shkak të mosekzekutimit të vendimit të gjykatës, Gjoni bën një kërcënim publik. Ai thotë se nëse nuk do ta ndihmojnë autoritetet, do ta hedhë ndërtesën në erë.
Gjon: Do ta liroj vetë unë!
Eni Çobani: Vetë s’e liron dot ti se përfundon në…
Gjon: Në mos ndërhyftë policia, do të ndërhyj vetë, di sesi! Ia gjej unë formën sesi ta liroj! Ta minoj në 4 qoshet se është prona ime, e kam me certifikatë e s’do ju njoftoj hic! Të tërëve në erë do t’ju hedh!
Hilë: 12 vjet je me këto llafe!
Gjon: Të tërëve në erë do t’ju hedh!
Pa mundur të bindë Gjonin që të ndryshojë mendje lidhur për situatën me Hilën, ndërmjetësja Eni Çobani i thotë se tashmë do të përballet edhe me të e veç borxhit, do i duhet t’i lërë edhe pronën huadhënësit të tij.
/tvklan.al