#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #saimir #llane #drilona #tradheti #azil #gjermani #divorc
Shtëpia në lagjen muzeale pa adresë, Eni Çobani njofton zgjidhjen e problemit
Rubrika ”Shihemi në Gjyq” sjell çdo javë konflikte të vështira, por është një nga hapësirat përmes të cilave është gjetur edhe zgjidhja e tyre. Në çelje të puntatës së radhës së rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani ka një lajm të mirë për rastin e 24 nëntorit, përballjen mes Vangjelit e Parashqevisë që janë motër e vëlla e njëkohësisht, babait të tyre, Andonit.
Përtej përplasjeve familjare, një nga problematikat kryesore ishte fakti që shtëpia e tyre në lagjen “Mangalem” të Beratit rezultonte pa adresë. Çobani njofton se drejtoresha e gjendjes civile ka reaguar dhe i ka dorëzuar rezultatin e regjistrimit.
Eni Çobani: Javët kalojnë, zgjidhjet sigurisht që nuk i marrim brenda ditës, duhet të kalojë ca kohë dhe në emisionin e datës 24 nëntor që kemi pasur dy fëmijë të një babai të shkëlqyer, sikundër ishte z.Andon Capo, besoj të gjithëve ju kujtohet, shqetësimi im kryesor përveç faktit të Vangjelit me Parashqevinë, ishte sesi shqiptarëve mund t’u hiqet adresa e banesës. Kjo gjë u reflektua brenda javës nga znj. Lumturi Durmishi, drejtoresha e gjendjes civile, të cilën unë gjej vend për ta përshëndetur, e cila menjëherë më ka telefonuar brenda natës dhe brenda javës së parë më ka dhënë pikërisht rezultatin e regjistrimit sërish të z. Andon Capo në adresën e tij, në lagjen muzeale ku ndodhet shtëpia e tij kështu që besoj që gjysma e problematikës mbaroi, pjesën tjetër do ta vazhdojmë në Berat. Faleminderit edhe njëherë znj. Lumturi!
“Lëre të dashurin se e dua unë”/ Babait i bie ‘bomba’ nga rrëfimi i djalit: Mjerë kë zë halli!
Saimiri ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e tij, Llanin. Rrëfimin e tij në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ai e nis me një dashuri prej së cilës ka dy fëmijë. Saimiri tregon se fillimisht familjarët e tij dhe gruas, Drilonës me të cilën është ndarë por jo divorcuar, s’ishin dakord. Gjithsesi ata vazhduan historinë e tyre dhe pasi bënë fëmijët, vendosën të shkonin në Gjermani.
Llani thotë se ishte në dijeni të të gjithë veprimeve të të birit, por bëri “një sy qorr e një vesh shurdh”. Atij nuk i pëlqente nusja sepse i dukej e papërshtatshme. Pasi shkuan në Gjermani, Saimiri tregon se arritën të merrnin disa dokumente për azilin, por ndodhi diçka e papritur. Sipas tij, e shoqja i ka kërkuar kësaj gruaje që ta lërë të dashurin e saj dhe të vazhdonte ajo me të sepse i kujtonte ish-in.
Saimir: Aty takojmë një shqiptare, shoqe, familjare kjo. Aty nusja fillon të njihet me këtë. Ajo ia thotë të gjitha, historinë e saj e të gjitha. Kjo i beson, ia hap barkun të tërë, kjo imja, ishi im. I nxjerr të tëra, ça ka bërë, ça s’ka bërë, edhe çfarë bënte atje në banesën e saj. Na heqin, jetojmë 3 muaj aty, ikim në një vend tjetër se azil ishte, na çojnë në një vend tjetër. Në vendin tjetër vjen ky problemi i telefonit se kësaj i thoshte lëre ti të dashurin që ta ashtu unë se ky ngjan me ish-in tim.
Saimiri shton se Drilona i tregoi kësaj shoqeje çdo histori, lidhur edhe me të shkuarën e saj dhe për një lidhje që kishte pasur para tij. Jo vetëm kaq, ai pretendon se ka pasur tradhti nga ana e së shoqes gjatë martesës. I skandalizuar, Llani ngrihet në këmbë dhe pyet të birin pse nuk i ka treguar kurrë asgjë.
Llani: Ore të keqen babai, po ti s’më ke thënë asnjëherë asgjë për këto gjëra!
Saimir: Ça të të them?
Llani: Po ku m’i nxjerr tani?
Saimir: Po ju me ato probleme që keni pasur, unë çfarë t’ju them juve? Çfarë t’ju ngarkoj më unë juve? Ju ishit copë-copë për vete, ça t’u thosha juve?
Llani: Ore qofshit haram si fëmijë!
Saimir: Çfarë t’ju thosha unë juve, çfarë?
Llani: Ça është kjo kështu ore aman, ça fëmijësh janë këta sot? Nuk dëgjoni as nënë, as baba!
Saimir: Ju keni qenë shumë të ngarkuar, jeni shumë të ngarkuar dhe unë nga ajo nuk kam dashur t’ju ngarkoja më, nga ky problem.
Llani: Ore si ma prure si bombë këtë ti mua këtë ore? Po bën 17 vjet e po m’i thua sot? Kur i dije më përpara pse s’i ke thënë?
Saimir: Tani plasi!
Llani: Po çfarë do të bëjë babai? Çfarë të bëjë babai? Çfarë do ti tani?
Saimir: Dua ndihmë se jam i braktisur nga kalamajtë, nga të gjithë.
Llani: Je 40 vjeç burrë, unë të dhashë mend! Gruan e gjete vetë!
Saimir: Ore unë jam i braktisur nga kalamajtë e mi, dua kalamajtë e mi!
Llani: Mjerë atë që zë halli me këtë!
“Mbylli telefonin dhe u shtrua në spitalin pa adresë”, Saimiri nxjerr sekretet e gruas: U zhduk 12 ditë!
Saimiri sjell disa deklarata të forta në “Shihemi në Gjyq” për gruan e tij, Drilonën me të cilën ka dy fëmijë. Rrëfimi i tij ndodh përballë të atit, Llanit që siç pohoi më herët gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, s’ka qenë dakord me këtë martesë. Pasi shkuan në Gjermani për të kërkuar azil, vuri re disa sjellje shumë të çuditshme të së shoqes.
Njëherë, ajo i tha se gjeti në tren një celular të ri që e kishte lënë dikush. Në një moment tjetër, nisën të ndodhnin vonesa të gjata e të pashpjegueshme.
Saimir: Një ditë, vajtëm për telefon, m’u prish telefoni mua. Më tha “hajde se do të blejmë telefon në market”. Vajtëm atje, sa hymë brenda attje, ishte ora 9-9:30 në mëngjes.Më tha “nxito një çikë të marrësh telefon se unë kam takim për të bërë thonjtë. I thashë po ne sot kemi ardhur për telefon, nuk kemi ardhur për të bërë thonjtë. “Ore nxito” më tha mua “se do të iki”. Nejse e marr telefonin, unë iki në shtëpi, ajo ikën andej, ishte ora 10 e paradites në mëngjes, iki në shtëpi, vete ora 10 në darkë. E marr në telefon, herën e parë nuk ma ngre, e marr herën e dytë, e ngre. I them ku je? Më tha mua “më ka zënë policia se këtu ka ndodhur një krim, njëri ka qëlluar tjetrin me thikë”, po i i thashë unë ç’punë ke me këtë? “Mua më kanë marrë për dëshmitare se unë pashë ngjarjen”,tha. I thashë ”po unë nga ta marr vesh që ti ke qenë në polici? Tha “do të vijë posta nga policia”. Prit sot, prit nesër, as postë, asgjë. Nuk di ç’të them!
Pak ditë pas kësaj ngjarjeje, në shtator të këtij viti, gruaja i thotë se kishte shkuar te mjeku i familjes dhe kishte bërë analizat.
Saimir: Pas disa ditësh, i dalin këto analizat e gjakut, më merr në telefon, “e gjen dot kush më ka marrë në telefon?” Kush, i them unë. Po ja, thuaj një tha, po çfarë të të them i thashë, kot? “Më ka marrë doktori tha, edhe ç’të tha i thashë? Më tha që “është mirë të shtrohesh nja 2-3 ditë në spital që të qetësohesh se të bën mirë” dhe unë i thashë që të çoj kalamajtë në shkollë pastaj do të vij të bëj letrat që të shtrohem në spital”. Mirë i thashë se nuk dilja kundër.
Saimiri thotë se nuk dyshonte tek ajo në asnjë moment. Ai nuk ka biseduar as me doktorin, as me të shoqen por çudia tjetër ndodhi në momentin e shtrimit.
Saimir: Vajti dita për t’u shtruar. Iki në mëngjes unë, çoj çunin në shkollë, kur vajti ora 12 për të marrë çunin, i thashë unë do të vij edhe unë atje të shkojmë bashkë, tha “jo ik me çunin ti se iki vetë unë”, në rregull, por as adresë se ku do të shkonte, asnjë lloj gjëje.
Eni Çobani: Si mund të mos dish tani adresën e spitalit? Këtu është e rëndë tani!
Ardit Gjebrea: Këtu bën sens që në spital duhet ta shoqëronte, e shoqërove ti?
Saimir: S’pranonte.
Ardit Gjebrea: Dhe ti nuk more vesh as adresën e spitalit?
Saimir: Asgjë.
Ardit Gjebrea: Pra tri ditë ajo ishte e shtruar në një spital që ti s’e dije se ku ishte.
Saimir: Fare.
Ardit Gjebrea: Po në telefon e merrje?
Saimir: Telefonin e mbylli ajo.
Ardit Gjebrea: E mbylli?
Saimir: Të tëra.
Ardit Gjebrea: Duhej qetësi absolute.
Saimir: Po, po dhe nisem, kur kthehem nga shkolla unë me djalin në shtëpi, i shkruaj, i them vajte në spital? “Vajta”, tha, “por nuk lejohet as telefon, aty edhe krehër nuk lejohet”. I thashë po çfarë është, burg? Se edhe në burg po bëjnë namin. E mbylli atë, pas 3-4 ditësh…
Ardit Gjebrea: Fëmijët i mbaje ti?
Saimir: Kalamajtë, sigurisht.
Ardit Gjebrea: Dhe për tri ditë ajo nuk u dëgjua me fëmijët?
Saimir: Jo tri ditë, dymbëdhjetë ditë!
/tvklan.al