Eksponentët e ekstremit të djathtë shprehën mbështetjen e tyre për zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini i cili mund të përballet me një dënim deri me 6 vjet burg.
Ai akuzohet për pengimin e zbarkimit të 147 emigrantëve në Lampedusa në vitin 2019. Salvini i cili në atë kohë ishte ministër i Brendshëm, i la emigrantët të bllokuar në det derisa prokurorët urdhëruan sekuestrimin e anijes dhe evakuimin e njerëzve në bord.
Viktor Orban i Hungarisë dhe nacionalisti holandez Geert Wilders u bashkuan me politikanë të lartë nga i gjithë kontinenti për t’iu drejtuar tubimit vjetor të partisë së tij në fshatin verior italian të Pontida.
“Ne e nderojmë Salvinin në Hungari si një hero, sepse ai mbylli kufijtë dhe mbrojti shtëpitë e italianëve dhe gjithashtu ka mbrojtur Evropën, për të cilën meriton nderim, jo ndëshkim”.
Seanca e radhës gjyqësore ndaj Salvinit është caktuar më 18 tetor, por ende është e paqartë se kur do të merret vendimi për rastin.
Klan News