Aplikacioni Thursday po përpiqet të ndryshojë formën e takimeve online. Aplikacioni, i cili tashmë është përhapur edhe në San Francisko, i lejon përdoruesit që të hyjnë në aplikacion vetëm ditën e enjte.
Në mesnatë, të gjithë personat potencialë që ata kanë pëlqyer për të pasur një takim, zhduken. Mendohet se duke e bërë hyrjen e përdoruesve vetëm një herë në javë, do të nxiten takimet më të shpeshta në realitet.
Shumë përdorues, sidomos grupmoshat e reja, po braktisin aplikacionet tradicionale nga lodhja e të parit të shumë profileve. Kësaj i bashkohen eksperiencat negative, lodhja e të folurit me shumë njerëz ose ngecja në shkëmbimin e mesazheve, pa arritur kurrë në një takim nga afër.
Kjo ka qenë arsyeja pse aplikacione si Tinder apo Bumble kanë humbur një numër të konsiderueshëm përdoruesish.
Thursay i nxit përdoruesit që ta përdorin aplikacionin kur duan vërtet të njihen me dikë. Duke promovuar takimet reale dhe duke fshirë gjithçka pas 24 orësh, aplikacioni synnon të parandalojë lundrimin e pafundmë mes profileve.
Thursay lejon që një përdorues të zgjedhë deri në 10 profile në ditë, nëse nuk paguan një tarifë prej 19 dollarësh në muaj që e heq këtë kufizim.
Veç kësaj, kompania organizon edhe evente që quhen Thursay Events. Përmes këtij aplikacioni, një numër i madh njerëzish mund të takohen në bare, klube vrapimi, palestër, galeri artesh etj apo edhe të aplikojnë për ta organizuar vetë.
Takimet nga afër kanë pësuar rritje pas pandemisë pasi të rinjtë po u kthehen metodave tradicionale për të gjetur dashurinë./tvklan.al