Bëhet aplikacioni më i madh shqiptar dhe i pari në rajon
Aplikacioni “Klani im” ka shënuar një rekord këtë të dielë të 10 Marsit duke u renditur i pari në rajon me mbi 2 milionë përdorues në të gjithë botën. Platforma më e ndjekur nga të gjithë shqiptarët, në një kohë të shkurtër ka dominuar në hapësirën shqipfolëse kudo në botë, me 26 kanalet më të mira shqiptare dhe 4 radio po në Gjuhën Shqipe.
Aplikacioni “Klani im” është shkarkuar nga mbi 2 milionë përdorues në celularë, tablet apo televizorët “smart”. “Klani im” renditet kështu i pari në të gjithë rajonin tonë si aplikacioni më i shkarkuar në sistemin iOS. “Klani im” është sot platforma më e përhapur ndër shqiptarët kudo që ata jetojnë.
Mjafton një smartphone, një televizor smart apo një tablet për ta shkarkuar aplikacionin, që më pas mund të përdoret lehtësisht për të parë programet e larmishme nga çdo cep i botës.
“Klani im” përbën një risi teknologjike jo vetëm në cilësinë e figurës dhe të zërit, por mbi të gjitha për mënyrën sesi përdoruesit mund të ndjekin sipas dëshirës kanalet dhe programet e preferuara. Përmes këtij aplikacioni nuk është më nevoja që shikuesit të qëndrojnë të mbërthyer përpara televizorit, por ata mund t’i shohin në çdo kohë, kur të dëshirojnë dhe pa u kushtëzuar nga vendi ku ndodhen programet që pëlqejnë.
Një program direkt apo një serial mund të ndalohet dhe të riniset aty ku ishte ndalur. Po ashtu, përmes këtij aplikacioni mund të shikohen kanalet e regjistruara deri në 7 ditë të kaluara, programet e të cilëve mund të shihen në çdo kohë.
Aplikacioni “Klani im” është një shërbim që u jepet shikuesve nepermjet internetit, i disponueshëm për platformat iOS, Android, Samsung Smart TV, LG WEB OS dhe Amazon FireTv.
Tv Klan