Për të garantuar popullatën për barna të sigurta dhe efektet anësore të tyre tashmë Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ofron aplikacionin mobile për t’u njohur me këto detaje.
“Kemi disa instrumente në dispozicion në mënyrë që të garantojmë sigurinë e barnave. Një prej tyre është raportimi i efekteve anësore, sikurse dihet botërisht se barnat përveç efikasitetit dhe rolit që kanë për të shëruar sëmundje…Ne si Agjenci kemi në faqen tonë zyrtare disa opsione për të raportuar efektet anësore, duke filluar nga një kod QR apo aplikacion që shkarkohet në celular.”
Pandemia e koronavirusit shkaktoi problem global me furnizimin me barna, por në të tilla raste sipas kësaj agjencie janë në gjendje edhe barnat zëvendësuese.
“Është një problem botëror mungesa e barnave që ka prekur dhe Shqipërinë. Në mënyrë që ne të monitorojmë situatën, kemi një instrument për të raportuar mungesën e barnave. “
Në Ditën Botërore të Farmacistëve, u kryen kontrolle dhe ndërgjegjësim i popullatës në kryeqytet për rolin e tyre në përmirësimin e shëndetit.
Klan News