Një ngjarje e rëndë në SHBA ka shokuar opinionin publik pas veprimit të frikshëm që kanë bërë kundrejt mbesës së tyre vetëm 5 vjeç.
Ata e mbanin të mbyllur mbesën në një kafaz qensh. Mendohet se bashkëpunëtor ka qenë edhe një i afërmi i tyre që shpesh herë i vizitonte në shtëpi.
Mary De Ronda 59-vjeçe dhe Charles De Ronda, 63-vjeç që janë gjyshërit e vogëlushes dhe i afërmi Jeremy Cook që i ka ndihmuar, ndodhen në burg pas një hetimi 1 mujor nga policia e Oklahomës.
“Ky ndoshta është rasti më i keq që kam parë ndonjëherë. Nuk mund t’ia bësh këtë një fëmije. Fëmija po mbahej në një kafaz qensh për një periudhë të gjatë kohore, madje ndonjëherë me vetë qenin”, është shprehur togeri, Mike Weiss. /tvklan.al