E lehtë për t’u martuar por e vështirë për t’u divorcuar. Kjo është situate me të cilën do të përballen çiftet në Kinë e kjo për shkak të rishikimit të një projektligi që ka hapur debat në vend.
Drafti, që synon ndërtimin e një shoqërie e fokusuar ndaj familjes, u publikua nga Ministria e Çështjeve Civile të Kinës këtë javë por pati shumë reagime në publik.
Autoritetet po përpiqen të inkurajojnë çiftet e reja që të martohen dhe të kenë fëmijë duke qenë se numri i popullsisë në vend ka rënë.
Martesa zakonisht konsiderohet si një parakusht për të pasur fëmijë, pasi vendi ka ligje dhe politika të ndryshme, të tilla si kërkesa që prindërit të dorëzojnë një certifikatë martese për të regjistruar fëmijën e tyre në autoritetet e gjendjes civile në mënyrë që të marrin përfitime.
Megjithatë, shumë të rinj kinezë po zgjedhin të qëndrojnë beqarë ose të shtyjnë martesën për shkak të papunësisë dhe perspektivën e tyre në të ardhmen, ndërsa rritja në ekonominë e dytë më të madhe në botë ngadalësohet.
Klan News