Tifozët e përfaqësueseve pjesëmarrëse në Euro 2024 po dhurojnë momente fantastike gjatë këtij europiani.

Austriakët pasi “imituan” shqiptarët (të cilët thyen spageti para italianëve) duke thyer një buke tradicionale franceze, baget, përpara tifozëve të “transalpinë”, janë bërë sërish protagonist.

Gjatë festimeve të tyre në rrugët e Dusseldoft-it, një e moshuar është bërë lidere këndimit të himneve austriake duke i udhëhequr nga ballkoni i shtëpisë së saj.

Mbështetësit austriakë të veshur me bluza të kuqe i lejuan vetes që këndimet e tyre të drejtoheshin nga një grua e moshuar, e cila kishte dalë në ballkonin e banesës së saj për t’i parë ata.

E moshuara tërhoqi vëmendjen e tyre, fansat menjëherë filluan të tundin gishtat drejt saj në pritje për të kënduar.

Ajo bëri të njëjtin gjest ndaj turmës, ngriti krahët në ajër, duke lëshuar britma të forta gëzimi dhe përshëndeti turmën e tifozëve.