Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, foli me superlativa për trajnerin e Spanjës, Luis De La Fuente.

Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Bushi deklaroi se tekniku spanjoll, i njeh lojtarët e tij që fëmijë dhe kjo ia bën më të lehtë punën.

Teksa përmendi takimin me Silvinjon, Bushi tha se De La Fuente të jep dorën në një anë dhe në krahun tjetër të mposht me rezultat.

“De La Fuente e njeh më mirë nga të gjithë ekipin. Ka 10 vjet në Federata, ka punuar me U-19 dhe U-21. I njeh lojtarët që fëmijë. Kjo është shumë e rëndësishme. Ai merr vendimet e duhura. Është trajner i qetë, është i sjellshëm.

E pamë edhe me Silvinjon si u përqafua aty, pavarësisht se e rrahu. Kështu tipi është De La Fuente, këtej të jep dorë dhe në krahun tjetër të rreh. Është një tip që do ketë sukses, pavarësisht se nuk ka drejtuar ndonjë klub të rëndësishëm.”, deklaroi Bushi. /tvklan.al