Verifikohet lindja e një peshkaqeni me partogjenezë. Lindja e virgjër ka ndodhur në akuariumin e Louisianës dhe aty ndodheshin vetëm 2 peshkaqenë femra.

Kjo gjë ka ngjallur reagimin e komunitetit shkencor, të cilët theksojnë se prej 3 vitesh në akuarium ishte e pamundur që të ndodhte një fekondim, pasi gjendeshin vetëm 2 femra pa patur pra asnjë kontakt me një peshkaqen mashkull.

Bëhet fjalë për llojin peshkaqenin ventriosum, i gjatë rreth 1 metra dhe arrin të fryhet për të shpëtuar nga gjahtarët më të mëdhenj. Gjithashtu është biofloreshent, pra lëshon dritë në errësirë.

Hipoteza aktuale është që riprodhimi ka ndodhur për partogjenezë, pra riprodhim jo seksual, pa qenë i nevojshëm fekondimi nga ana e një mashkulli, fenomen që shumë pak gjallesa mund ta bëjnë, por e pahasur tek kjo specie.

Një tjetër hipotezë është fertilizimi i vonuar, çfarë do të thotë se femrat e disa kafshëve, ndër të cilat edhe kjo specie, janë në gjendje të konservojnë spermën e mashkullit dhe ta mbajnë në organizëm për vite te tëra, dhe e përdorin kur duan të fekondojnë një vezë.

Analizat do të thellohen mbi peshkaqenin e lindur, pas disa kohësh, për të zbuluar cila ka qenë mënyra e riprodhimit.

Klan News