Zbardhen detajet e vrasjes makabre të Drita Saliajt
Përpara se ta hidhnin të gjallë në rezervuar, me duar të lidhura pas, e kishin përdhunuar. Ky ka qenë fati i tmerrshëm i Drita Saliajt, 52 –vjeçares që u gjet e pajetë në rezervuarin e fshatit Gjerbës të Mallakastrës.
Detajet e krimit u zbuluan nga Prokuroria në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, Ervis Zotaj 27 vjeç, Sindi Shehaj 16 vjeç dhe nipi i viktimës, Luis Saliaj 16 vjeç.
Ka qene vetë Luis Saliaj ai që ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur mes 4 dhe 5 Janarit.
Ka shkuar në polici bashkë me nënën e tij, Mimoza Saliajn dhe ka folur.
Në datën 4 Janar, ai, Sindi Shehaj dhe Ervis Zotaj shkuan të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliajt.
Kanë hyrë brenda, kanë pirë kafe dhe i kanë kërkuar që një pako hashash ta blinin me 50 Euro, ndërsa Drita u ka thënë ta marrin me 200 Euro.
Dy të miturit dhe Zotaj nuk kanë qenë dakord. 27-vjeçari Zotaj e ka dhunuar gruan dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Me një shall në gojë dhe me duart e lidhura pas me litar,
e kanë çuar në makinë për ta hedhur në rezervuar.
Ka qenë ora 03:00 e mëngjesit të datës 5 Janar kur e kanë hedhur të gjallë në
ujë.
Polumbarët e gjetën trupin e pajetë më 7 Janar.
Ajo kishte veshur një bluzë me ngjyrë të kuqe, në pjesën e belit kishte një pulovër me ngjyrë bojëqielli, ndërsa ne pjesën e poshtme ka qenë e zhveshur.
Pantallonat dhe të brendshmet kanë qenë të ulura deri tek kërcinjtë e këmbëve.
27-vjeçari i mohoi akuzat në gjykatë, ndërsa dy të miturit dhanë versione të ngjashme. Gjykata vendosi që të tre të qëndrojnë në burg për vrasje me paramendim.
Tv Klan