Të drejtën e saj kushtetuese këtë të diel e ka ushtruar edhe Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo ka votuar në një qendër votimi në Fakultetin Teknik në Prishtinë. Gjatë këtij momenti, Osmani ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat.
Osmani u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë ndërkohë që një ftesë të veçantë e pati për gratë e Kosovës. “Një ftesë e veçantë për të gjitha gratë e Kosovës që të marrin pjesë në proces sepse barazia nis nga kutitë e votimit”, tha ndër të tjera ajo./tvklan.al