“X Factor Albania” në Tv Klan është thuajse drejt përfundimit. “Top 5” finalistët: Troy, Rigersa, Leandra,  Petro dhe Salvatore do të luftojnë fort për një vend në natën e ardhshme. Por sa më pranë finales, aq edhe më shumë emocione.

Siç është tradita, mentorët nisin të dhurojnë performancat e tyre dhe i pari që merr këtë detyrë të bukur është Young Zerka. Alketa Vejsiu i ka zënë vendin në tavolinën e jurisë dhe vëren njoftimet që vijnë në celularin e tij. Ajo merr në dorë celularin duke zbuluar për herë të parë portretin e djalit të Zerkës, Zigi Zaian dhe mesazhin e partneres.

“Ky është çuni i Zerkës i cili është ulur bashkë me mamin tani para ekranit, çfarë po thotë gruaja e Zerkës këtu? E paska me ‘PIN’. Por doli këtu një ‘notification’, ‘shkëlqefsh zemër’. Po çunin, e patë çunin sa të mirë e ka? Shih ca kingu është çuni!”, tha Vejsiu duke drejtuar celularin nga kamera./tvklan.al