Lul Raka, profesor i Mikrobiologjisë në Universitetin e Prishtinës, në një lidhje me Skype për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka bërë një krahasim mes Ebolës dhe COVID-19 për nga shkalla e rrezikshmërisë.

Raka shprehet së Ebola është sëmundja më e rrezikshme në planet dhe e pakrahasueshme për nga vdekshmëria, por për shkallën e përhapjes, COVID-19 është më i lartë.

Ai tregon se gjatë kohës kur ka shërbyer si mjek vullnetar në  për luftimin e Ebolës, vdekshmëria për të prekurit ishte 90%, por shkalla e përhapjes ishte më e ulët në krahasim me koronavirusin.

“Në kohën kur kam qenë unë në Mondrovia, vdekshmëria (nga Ebola) ka qenë 90%, është sëmundja më rrezikshme në planet… për nga rreziku dhe vdekshmëria është e pakrahasueshme, por për shkallën e përhapjes ka qenë më e izoluar, duhej kontakt shumë i afërt për një periudhë kohore shumë më të gjatë që të përhapej infeksioni. Por edhe atëherë janë prekur mbi 1 mijë punonjës shëndetësor, në Liberi, Guine dhe Sierra Leone. Secila ka dhënë probleme dhe tani po përballemi me një pandemi dhe me të dhënat e fundit, me rrugët e përhapjes, një sfidë e jashtëzakonshme që duhet të përgatitemi për t’u përballur. Por të gjithë së bashku do ta kalojmë më lehtë, nëse secili kryen detyrën e vet, do ta kalojmë më lehtë”. /tvklan.al