Të ecësh mbrapsht! Sapo e lexojmë këtë frazë, na duket disi absurde. Por a e dini se është një ushtrim fizik që sjell shumë benefite për shëndetin tuaj?
Në vitin 1915, një 50 vjeçar i quajtur Patrick Harmon vuri bast 20 mijë dollarë se ai do të ecte rreth 6300 km nga San Francisco në New York, por mbrapsht. Me ndihmën e një shoku dhe një pasqyrë të vogël të vënë në gjoks, ai e përfundoi këtë sfidë brenda 290 ditëve. Pas kësaj, ai u shpreh se kyçet e këmbës së tij ishin bërë më të forta.
Sipas një studimi të fundit shkencor, të ecësh mbrapsht është një terapi fizike që lehtëson dhimbjet e shpinës, problemet e gjurit apo atritin. Madje ndihmon për kujtesën dhe aftësitë për të zgjidhur shpejt problemet.
Në fakt, historia e këtij ushtrimi të çuditshëm nuk fillon me Harmon, por me Kinën e lashtë. Megjithatë bota perëndimore ka filluar ta praktikojë si ushtrim vetëm vitet e fundit.
Përshembull Janet Dufek nga Universiteti i Nevadës e ka studiuar për plot 20 vite këtë ushtrim dhe ka zbuluar se nëse ecën 10-15 minuta në ditë për 4 javë, është e mjaftueshme për të rritur elasticitetin e kockave të këmbëve. Përveç kësaj, forcohet shtylla kurrizore dhe fleksibiliteti i përgjithshëm i trupit. Është zbuluar po ashtu se ushtrimi djeg më shumë kalori sesa ecja normale.
Mekanizmat përmes të cilëve vepron?
Duket se aktivizon grupe të ndryshme muskujsh apo pjesë të caktuara nervore të lidhura me funksionin e mirë të trurit deri në vitet e pleqërisë. Ka edhe ushtrime të tjera me efekte të ngjashme, si noti apo “tai chi kinez”, por ndoshta ajo që e bën kaq të veçantë ecjen mbrapsht është dhe argëtimi që vjen bashkë me të. Na çon pas te fëmijëria jonë…/tvklan.al