Barra e sëmundjeve në popullatë po rritet me shpejtësi sipas të dhënave zyrtare. Duke ju referuar ecurisë së infeksioneve, Instituti i Shëndetit Publik ka referuar se përgjatë 5 muajve të fundit infeksionet respiratore në popullatë kanë qenë nga 15-20% më të larta në raport me vitin e shkuar. Gjithashtu simptomat që shoqërojnë virozat ishin më të larta. Këtë e pohon edhe shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino.
Silva Bino: Ka qenë një vit me të vërtetë i vështirë për shkak të morisë së viruseve që kanë qarkulluar, të gripit, Covidit, RSV-së, adena viruse. Janë një sërë virusesh. Ajo që kemi vënë re sivjet është se gjenden edhe te moshat e rritura, kryesisht mbi 60 vjeç. Për fat të mirë sot që flasim ISHP kryen të gjitha ekzaminimet në lidhje me diagnozën molekulare të kollës së mirë. Të infeksioneve bakteriale dhe të 27 infeksioneve virale respiratore.
Sipas Binos kjo rritje e sëmundshmërisë ka ardhur për shkak të masave mbrojtëse që u morën gjatë Covidit.
Silva Bino: Nëse nuk ke qarkullim të një lloji virusi për një kohë 1, 2 vjeçare. Siç patëm gjatë Covidit, për shkak të masave mbrojtëse fillon e ulet imuniteti i popullatës ndaj gripit. Si e tillë, është më e prirur ndaj infeksioneve të tilla. Ajo që ne kemi sot është se ne i dokumentojmë.
Qarqet më incidencën më të lartë të infeksioneve respiratore ishin ato me popullsi më të plakur, ku përfshihet Gjirokastra me incidencën më të lartë për 10 mijë banorë, e ndjekur nga Dibra, Hasi, Vlora dhe Tropoja.
Klan News