Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj njoftoi sot se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të përcaktuar afatin e përfundimit të mandatit të saj.

Nëpërmjet një deklarate ajo bëri të ditur se, duke qenë se, as dispozita kushtetuese dhe as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025.

Nëpërmjet kësaj deklarate, zonja Zaçaj hedh poshtë aludimet se ajo duhet të kishte shpallur tashmë përfundimin e mandatit të saj.

Tv Klan