Lajme Arkiva 2003

12 tetori do të jetë vendimtar për një qeverisje të qëndrueshme në kryeqytet. Edi Rama u ka bërë elektoratit të njësisë bashkiake numër 9 të votojnë që në  këshillin bashkiak të fitojë një mazhorancë e qëndrueshme e cila do të vendosë për të ardhmen e Tiranës.

 Edi Rama: Ne nuk mund të mbetemi peng i një Këshilli Bashkiak të paqëndrueshëm për shkak të mungesës së mazhorancës, por duhet të ecim përpara bashkërisht falë një vendimmarrje të shpejtë, falë një debati të fortë por konstruktiv.

Rama ka theksuar se regjistrimi i vullnetarëve do të vazhdojë edhe pas datës zyrtare të vendosur për mbylljen e tyre.

Edi Rama: Me njësinë 11 mbyllet procesi i regjistrimeve në kuptimin e një segmenti kohor që i kushtohet këtij procesi, por jo në kuptimin që te tjerë që do të duan të bashkëngjiten dhe të bëhen pjesë e këtij rrjeti social të mos kenë mundësi të regjistrohen.

Po gjatë Paradites Edi Rama ka zhvilluar një takim me disa dhjetëra nëna të cilat kanë hapur shtëpitë e tyre për ti shndërruar në kopshte në shërbim të përmirësimit dhe mirërritjes së fëmijëve me të ardhura të pakta ekonomike, në kuadër kjo të një projekti të nisur nga bashkia e Tiranës e quajtur oborret e nënave dhe fëmijëve.

Edi Rama:  Këto nëna që janë këtu dhe këto shembuj që janë me mijëra në Tiranë, në fushat e tyre , që e ndërtojnë jetën e tyre të përditshme me mund dhe me punë të ndershme, vlejnë shumë e shumë më tepër se të gjithë politikanët shqiptarë të marrë së bashku, se i gjithë pseudo intelektualët shqiptarë të marrë së bashku, se të gjithë ata që Tiranën dhe jetën e përditshme e shikojnë nga kafetë e qendrës./tvklan.al