Maratona e këngës popullore e qytetare e ndali rrugëtimin ne natën e tete te saj, ne qytetin me liqenin e mrekullueshëm, ne Pogradec.
Buze këtij liqeni, me mijëra qytetare e pushues u bashkuam edhe ne, stafi i televizionit Klan dhe këngëtaret maratonistë, tashme miqtë tanë e te qytetareve te çdo rrethi ku ata janë ndalur ne këtë edicion te katërt. Ne këtë peizazh qetësues, maratona komunikoi me tingujt e ritmet me te zgjedhura.
Drini Zeqo: “Mirëmbrëma! Mirëmbrëma të gjithëve! Mirëmbrëma edhe juve që po na ndiqni nëpërmjet ekranit të TV Klan”.
Anjeza Maja: “Do të jemi së bashku për të kaluar orë të këndshme, sigurisht me muzikën popullore e qytetare, atë muzikë që ju e doni fort.”
Drini Zeqo: “Faleminderit Pogradeci!”
Këngëtaret performuan me hitet e muzikës shqiptare, duke u dhuruar qytetareve një mbrëmje te veçante, ku s’kish si te mungonte një nga këngëtaret me te dashura te këtij qyteti, pogradecarja Ermira Babaliu.
Ermira Babaliu: “Ndihem shumë ngrohtë. Është diçka që vërtet më ka munguar. Vërtet unë këndoja atje, por këto janë të tjera skena, janë të tjera emocione. Aq më tepër këtu.”
Kujtim Shehu: “Qyteti nga qyteti ndryshon, traditat ndryshojnë, por megjithatë publiku më mirëpriti”.
Saranda: “Kam zgjedhur një këngë për kurbetin se unë jetoj jashtë dhe e ndjej kurbetin në shpirt. Kam 19 vjet jashtë”.
Denisa: “Jam shumë e lumtur që ndodhem te maratona dhe marr pjesë midis këtyre këngëtarëve. Jam shumë krenare”.
Tingujt e zonave te ndryshme shqiptare e ngrohen atmosferën e qytetit. Dhe koncerti me i madh i verës ne Shqipëri gjeti mbështetjen e pushtetit vendor.
Artan Shkëmbi: “Në qoftë se vitin e kaluar kërkuam bashkëpunimin me Televizionin Klan që maratona të vinte në Pogradec mendoj që tashmë qytetarët e Pogradecit e kërkojnë maratonën në qytetin e tyre sepse dëshirojnë edhe aktivitete kulturore artistike dhe maratona e këngës qytetare popullore shqiptare është një nga aktivitetet më të bukura që zhvillohet ne qytetin e Pogradecit”.
Muzika popullore shqiptare i la mbrese dhe zv/kryetarit te bashkisë se qytetit Balatonfyred, ne Hungari, Arpad Kuqash, një qytet kryesor qe shtrihet ne bregun perëndimor, buze liqenit te Balatonit.
Arpad Kuqash: “Jam ne Pogradec me ftese te mikut tim te vjetër, kryetarit te bashkisë. Është kënaqësi tepër e veçante te ndodhem buze këtij liqeni te mrekullueshëm, dhe për me tepër ne atmosferën e këngëve shqiptare te traditës. E dua Shqipërinë dhe shqiptaret ne mënyre te veçante dhe kam punuar me kënaqësi me ta.”
Dhe është pikërisht për momentet e bukura dhe për impaktin qe maratona ka me pushuesit ne tere rrugëtimin e saj neper qytete te ndryshme te vendit, dhe jashtë kufijve, qe ky eveniment i këngës popullore te gjeje një mikpritje te tille nga te gjithë.
Një mesazh mbështetës për tere këtë shpërndarje maratone, erdhi edhe nga Ministri i Kulturës, i cili edhe ai pati rast te marre pjese si publik ne këtë nate te Pogradecit.
Ardian Turku: “Është i nevojshëm një aktivitet i tillë në të gjitha qytetet, kryesisht në qytetet e mëdha, por dhe në qytetet që kanë një bum turistik përgjatë periudhës së verës sepse gjallërojnë jetën e këtyre qyteteve dhe i bëjnë më të këndshme pushimet e turistëve dhe rrisin si të thuash atraksionin ndaj turistëve të brendshëm ose edhe të huaj”./tvklan.al