Titujt kryesorë 26 Nëntor 2010, ora 19:30
Daily Mail: Shqipëria, ylli i ri i Adriatikut
Gazeta britanike, Daily Mail, një nga më të shiturat në Britani, e quan Shqipërinë si yllin e ri të Adriatikut, duke e cilësuar si një ndër destinacionet më të bukura turistike dhe vend me potenciale të mëdha ekonomike.
Buxheti 2011 merr 74 vota, vetëm 1 votë kundër
Parlamenti miratoi mbrëmë me 74 vota buxhetin e vitit 2011, pas një seance maratonë që zgjati mbi 17 orë. Kryeministri Berisha e quajti atë si draftin e veprave të mëdha, ndërsa Edi Rama e sulmoi sot, duke thënë se është tallje me qytetarët.
Topi: Braktisja e zgjedhjeve nga PS, veprim i pamatur
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaroi mbrëmë në emisionin “Opinion”, të gazetarit Blendi Fevziu, se nëse opozita do t’i braktiste zgjedhjet e 8 Majit, do të bënte një veprim të pamatur.
Pasaportat, 10 mijë aplikime të shpejta prej 8 Nëntorit
Prej 8 Nëntorit, ditës së marrjes së vendimit përfundimtar për heqjen e vizave, aplikimi për pasaportën biometrike ka shënuar një tjetër rekord. Vetëm për procesin e shpejtë janë regjistruar mbi 10 mijë aplikime.
Dëbora mbulon Europën veriore, nisin problemet në qarkullim
Europa Veriore është përfshirë nga një mot i ftohtë i shoqëruar me rreshje dëbore, çka ka shkaktuar probleme kryesisht në qarkullimin rrugor dhe fluturimet ajrore.
OBSH: Duhani pasiv shkakton 600 mijë viktima në vit
Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se duhani pasiv shkakton 600 mijë viktima çdo vit. Një e treta e këtyre viktimave janë fëmijë.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 26 Nëntor 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi