Egnatia dominon formacionin e javës së 24-ën në Superligën shqiptare. Fitorja 2-1 në transfertën e Elbasanit tregoi forcën dhe grintën e kësaj skuadre, që tenton të fitojë titullin kampion këtë sezon.

Plot 3 futbollistë të rrogozhinasve bënë diferencën në fushën e lojës, për tu përfshirë edhe mes më të mirëve. Trajnerët e ekipeve kombëtares kanë përzgjedhur formacionin, ku porta i është besuar Mario Dajsinanit.

Portieri neutralizoi një penallti ndaj Elbasanit, për të kurorëzuar një performancë të mirë në fushën e lojës dhe merituar plotësisht vlerësimit. Para tij, Sembene i cili shënoi golin e barazimit ndaj Tiranës është pjesë e repartit të mbrojtjes.

Mbrojtja me katërt ka vend edhe për Arsid Krujën të Teutës, Stojanovic, i cili shënoi një prej golave në triumfin e Vllaznisë kundër Bylis dhe Përgjonin e Tiranës, që zhvilloi një ndër ndeshjet e tij më të mira përballë Partizanit.

Tre mesfushorët më të dalluar të javës së 24-të janë: Regi Lushkja (Egnatia), Albano Aleksi (Egnatia) dhe William Cordeiro Melo (Laçi). Te kurbinasit shkëlqeu edhe Emiliano Bullari, me dyshen e laçit që shënuan golat në fitoren ndaj Skënderbeut.

Pjesë e formacionit janë edhe Esat Mala i Vllaznisë dhe Ernest i Tiranës që shënoi në portën e Partizanit. Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Laçit, Francesco Moriero.

Klan News