Dy ndeshjet e fundit për javën e 29-të, nuk prodhuan fitues. Klasikja e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë, u mbyll në barazim pa gola.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, kryeqytetasit e gjetën dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë me Prengajn dhe Ernest, por në të dyja rastet golat u anuluan për pozicion jashtë loje.
Fraksioni i dytë ishte më i qetë, me dy ekipet që në fund u pajtuan me barazimin. Vllaznia mban vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e tetë me 30 pikë.
Në barazim pa gola u mbyll edhe ndeshja mes Teutës e Elbasanit. Sfida në “Niko Dovana” të Durrësit kishte raste të shumta për shënim, por ekipet gabuan në metrat e fundit.
Elbasani mbetet në vendin e pestë me 36 pikë, ndërsa Teuta e parafundit me 29 pikë të grumbulluara. /tvklan.al