Egnatia shkruajti historinë duke regjistruar titullin e tretë radhazi në po kaq finale të zhvilluara. Rrogozhinasit po dominojnë totalisht futbollin shqiptar, pasi koleksionoi Superkupën me fitoren 2-0 ndaj Kukësit. Sukses që kurorëzoi me trofe sezonin e fenomenal për t’ia bashkangjitur titujve të Superligës dhe Kupës së Shqipërisë.

Harmonizimi i skuadrës në vitet e fundit me gardën e vjetër dhe futbollistë të talentuar dhe të perspektivës ndërtuar nga tekniku Edlir Tetova kanë rezultuar “kartë” fituese në fushën e lojës. Tituj unik për Egnatian, që kompleton tripletën e famshme dhe rikthen magjinë e Skënderbeut të pak viteve më parë.

Por futbolli prandaj është një sport i magjishëm pasi jo gjithnjë feston ekipi më i madh, ekipi me më shumë traditë. Një fund i lumtur, një ëndërr e bërë realitet dhe që shton urinë në Rrogozhinë. Egnatia i bëri një mbyllje të shkëlqyer vitit 2024 dhe tashmë faqja e radhës për të shkruajtur historinë synohet në Kupat e Europës.

Klan News