Egnatia ka njoftuar rinovimin e kontratës me Arbenit Xhemajlin. Klubi rrogozhinas dhe mbrojtësi, kanë zgjatur bashkëpunimin mes tyre, deri në verën e viti 2027.

Xhemajli është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te kampionët e Shqipërisë. Duke parë rëndësinë që 26-vjeçari ka në formacionin e trajnerit Edlir Tetova, drejtuesit kanë vendosur ta blindojnë për të ardhmen.

Xhemajli është pjesë e Egnatias nga vera e vitit 2023, kur u afrua nga zviceranët e Vaduz, ndërsa në të kaluarën e tij ka qenë pjesë edhe e Sunderland në Angli.

/tvklan.al