Sezonin e ardhshëm mund të shikojmë të tjerë futbollistë shqiptarë në Serie A. Bari i Migjen Bashës, apo Empoli i Frederik Veselit janë momentalisht në zonën play off madje dy vendet e para që të kalojnë direkt një kategori më lart nuk janë larg.
Skuadrat e tyre barazuan në takimet e javës së 20. Bari e mbylli pa gola me Parma, ndërsa Empoli 1 – 1 me Brescian ku luan Emanuele Ndoj. Pikërisht mesfushori i Kombëtares ishte më i miri në këtë sfidë sipas “Gazzetta dello Sport”.
Brescia gjithsesi nuk po kalon një moment të mirë, pasi ndodhet pranë zonës së rënies. Më keq për Pro Vercelli e Armando Vajushit që është i parafundit. Goli i shkodranit pas më shumë se 1 viti pritje nuk e shpëtoi nga humbja 4 – 3 me Ternana. Vajushi ishte më i miri në fushë për skuadrën e tij.
Tv Klan