Opozita parlamentare propozon ndryshim të sistemit
Ekspertët e Komisionit të Reformës Zgjedhore kanë adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE ODIHR për ligjin elektoral. Drafti i tretë dhe i fundit me propozime është diskutuar këtë të enjte në Komision e Posaçëm.
Në këtë dokument janë të parashikuara të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me infrastrukturën zgjedhore, por dhe me procesin pas zgjedhor. Një nga propozimet e ekspertëve prek dhe çështjen e ankimimit.
Propozimet e ekspertëve tani presin të marrin dhe dakortësinë e ODIRI-t, por dhe opozitës jashtë parlamentit. Pas muajsh që kërkojnë ndryshimin e sistemit, opozita parlamentare ka depozituar në Kuvend dhe një propozim konkret.
Ata kërkojnë që sistemi i ri zgjedhor të jetë proporcionali kombëtar me lista të hapura. Propozimi për sistemin do të diskutohet në fillim të Janarit nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Tv Klan