Në Kalanë e Argjirosë në Gjirokastër u bënë bashkë 80 monumente të trashëgimisë kulturoere shqiptare. Ato erdhën në një ekspozitë fotografike që tërhoqi vëmendjen e shumë turistëve. Të ardhurit nga shtete të ndryshme patën mundësi jo vetëm të shikonin fotografitë, por edhe të merrnin me vete kartolina.
Kejda Lamçe, specialiste, Insituti i Trashëgimisë Kulturore: Kjo ekspozitë deri tani ka tërhequr goxha vëmendje nga turistët. Ne kemi bërë disa material në formë kartolinash me monumente të ndryshme të kulturës në Shqipëri, me shpjegimin nga pas, për t’ua dhënë turistëve të ndryshëm.
Gjirokastra ishte vendi i tretë ku u hap ekspozita që do të vijojë edhe në qytete të tjera të vendit.
Kejda Lamçe, specialiste, Insituti i Trashëgimisë Kulturore: Kemi qenë në Berat, tani do jemi në Gjirokastër dhe më tej Shkodër e Elbasan. Bëhet për të promovuar punën e bërë ndër vite dhe për të treguar vlerat e trashëgimisë shqiptare.
Ekspozita erdhi në kuadër të 80 vjetorit të çlirimit të vendit.
Klan News