Rreth 36 mijë persona, pjesa më e madhe të huaj vizituan gjatë muajit Korrik kalanë e Gjirokastrës.
Prej fillimit të vitit, kështjella e Argjiros ka mirëpritur rreth 125 mijë turistë duke qenë monumenti i kulturës më i vizituar në vendin tonë.
Turistët vijnë në mënyrë individuale, familjarisht, ose me grupe. Ata vlerësojnë historinë dhe arkitekturën e kësaj kalaje.
Muzeu Gjirokastra dhe Muzeu i Armëve që ndodhet në brendësi të kalasë Argjiro janë dy muze, për të cilët turistët kanë mjaft interes.
Kalaja e Gjirokastrës me vlerat e saj historike dhe ndërtimore është kthyer në simbol të qytetit të gurtë duke qenë një pikë mjaft e preferuar.
Klan News