Rreth 36 mijë persona, pjesa më e madhe të huaj vizituan gjatë muajit Korrik kalanë e Gjirokastrës.
Prej fillimit të vitit, kështjella e Argjiros ka mirëpritur rreth 125 mijë turistë duke qenë monumenti i kulturës më i vizituar në vendin tonë.
Turistët vijnë në mënyrë individuale, familjarisht, ose me grupe. Ata vlerësojnë historinë dhe arkitekturën e kësaj kalaje.
Muzeu Gjirokastra dhe Muzeu i Armëve që ndodhet në brendësi të kalasë Argjiro janë dy muze, për të cilët turistët kanë mjaft interes.
Kalaja e Gjirokastrës daton që prej shekullit të VII, por ishte Ali Pashë Tepelena që i dha formën që ka edhe sot.
Tv Klan