Ky 9-mujor i këtij viti ka regjistruar rreth 1.1 mln turistë në sitet kulturore duke kapërcyer shifrat e 12 muajve të 2023-shit që regjstruan në site arkeologjike, muze e parqe, 1 milion.

Të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Kulturës e shënojnë 2024-ën si vit rekord në turizmin kulturor, i cili mbetet i preferuar dhe zgjedhje e vizitorëve në çdo muaj të vitit, ndërsa rritja në këtë 9-mujor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është me 35%.

Vendin e parë, si destinacioni më i vizituar vazhdon ta mbajë kalaja e Gjirokastrës, e cila ka regjistruar mbi 196 mijë vizitorë, ndjekur nga Parku Kombëtar i Butrintit me 128 mijë vizitorë. Me 40% ka qenë rritja e vizitorëve të huaj në sitet kulturore me Janar-Shtatorin e vitit të shkuar dhe me 31% ka qenë rritja e vizitorëve vendas.

Muzetë në vend kanë pritur gjithsej 367 mijë vizitorë, parqet arkeologjike 431 mije, ndërsa kalatë dhe monumente të tjera 295 mijë. Nga Janari në Shtator, turizmi kulturor i ka sjellë arkës së shtetit 394 milion Lekë.

Tv Klan