Kryebashkiakja ekuadoriane më e re në moshë, Brigitte Garcia dhe një këshilltar i saj u gjetën të ekzekutuar në makinë, orët e para të së dielës. Lajmi u konfirmua nga policia në shtetin amerikano-jugor, që është mbërthyer nga një valë dhune për të cilën autoritetet fajësojnë trafikun e drogës.
Sipas asaj që shkruan Reuters, trupat e kryebashkiakes 27-vjeçare të San Vicente dhe këshilltarit të saj Jairo Loor, u gjetën në provincën e Manabi. Të dy ishin ekzekutuar me armë zjarri. Garcia ishte pjesë e partisë së ish-presidentit Rafael Correa.
Kryebashkiakja është në mesin e disa figurave politike që janë vrarë kohët e fundit në Ekuador. Në Gusht u vra në atentat kandidati për president Fernando Villavicencio. Një zë i fortë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Villavicencio u ekzekutua teksa largohej nga një takim elektoral, 2 javë përpara zgjedhjeve.
Në Janar, presidenti ekuadorian Daniel Noboa shpalli emergjencën shtetërore, pasi vala e dhunës kulmoi me një grup të armatosur që bastisi një stacion televiziv live. Noboa po ashtu shpalli 22 grupe kriminale organizata terroriste. Gjendja e emergjencës u zgjat më herët gjatë këtij muaji./tvklan.al
INFORMAMOS ||
— Policía Ecuador (@PoliciaEcuador) March 24, 2024
Esta madrugada en el sector San Vicente, #Manabí, se identificó en el interior de un vehículo 2 personas sin signos vitales, con heridas por impacto de arma de fuego, que corresponden a Jairo L. y Brigitte G. (alcaldesa del cantón San Vicente).
Nuestras unidades… pic.twitter.com/MXhKAzSyQJ
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) March 24, 2024
Police have found the body of Brigitte García
She became Ecuador’s youngest mayor when she was elected Mayor of San Vicente last year aged 26
She was shot in a car together with her communications director
Gang crime is exploding in Ecuador pic.twitter.com/tCElJ2U1MO