Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit dhe policia kombëtare thanë të hënën se kanë mundur të arrestojnë sërish liderin e bandës famëkeqe Los Lobos, Fabricio Colon Pico Suarez, i cili ishte arratisur nga burgu në Janar të këtij viti.

Pico, i cili mes të tjerash akuzohet për planifikimin e një sulmi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, u arratis nga burgu i Riobamba, në mesin e një vale dhune që përfshiu Ekuador. Sipas asaj që shkruan Reuters, ai u kap në Puerto Quito, në provincën e Pichincha. 

Pico, i cili në botën e krimit njihet me nofkën Kapiteni Pico, sipas autoriteteve, ishte listuar si një prej kriminelëve më të kërkuar në vend. Në të njëjtën kohë u arrestuan edhe dy persona të tjerë që kishin mundur të arratiseshin nga burgu bashkë me Picon.

Presidenti ekuadorian fitoi një votë domethënëse mbështetjeje përgjatë fundjavës për një paketë masash sigurie që ai thotë se do të ndihmojnë në luftën kundër krimit në rritje./tvklan.al