Ky është Roan Brahimi i cili mbeti viktimë e një atentati në Athinë. Ai është qëlluar në sy të gruas dhe fëmijës së mitur teksa ndodhej në makinë. Mediat greke bëjnë me dije se 32-vjeçari ndodhej ne Benzin në pronësi të bashkëshortes Katerina Beqo, 37-vjeçare kur një motorr me dy persona u afrua dhe i bënë atentat me 3 plumba, ky dy prej tyre i mori në kokë.
Së bashku me bashkëshorten kishte shkuar në zonë për të marrë djalin i cili ndodhej në park, por 37-vjeçarja dhe djali pasi po ktheheshin në automjet panë të gjithë skenën e ngjarjes dhe kërkuan ndihmë.
Dëshmitaret thanë se panë dy persona të maskuar mbi një motor që qëlluan në drejtim të shqiptarit
Emri i Roan Brahimit është i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihet si rivali i Ervis Martinajt dhe akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinajt dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 Korrik 2022.
Në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës.
Klan News