Joaquin “El Chapo” Guzman është shpallur fajtor nga një gjykatë amerikane në New York, për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të, 10 të tilla.
61-vjeçari nuk është dënuar ende, por vendimi mund të jetë burgim i përjetshëm. El Chapo akuzohet se ka qenë drejtuesi i kartelit famëkeq meksikan “Sinaloa”. Për këtë kartel, prokurorët amerikanë thonë se është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA që trafikon lëndën narkotike nga Meksika drejt territoreve amerikane. Vendimi për ta shpallur fajtor për akuzat u dha pas 11 javësh gjykim.
Dëshmitarë dhe të penduar të drejtësisë kanë treguar në gjyq se El Chapo ka qenë i përfshirë edhe në vrasje, rrëmbime, tortura dhe abuzime seksuale. Joaquin Guzman u arrestua në Janar të vitit 2016 pasi u arratis përmes një tuneli nëntokësor nga një burg meksikan.
/tvklan.al