Donald Trump fitoi presidencën, por Elon Musk rezulton fitimtari më i madh i zgjedhjeve të paktën nga ana financiare.
Sipas TMZ, vlera e pasurisë së tij u shtua me 15 miliardë mëngjesin e së mërkurës pas fitores së Trump. Mbushja e xhepave të Musk vjen në sajë të rritjes së aksioneve të Tesla me 15% dhe aksionerët po përfitojnë shumë ndërsa CEO i saj ka pjesën më të madhe të tyre.
Veç përfitimit të menjëhershëm financiar, Musk mund të marrë edhe më shumë prej mbështetjes së fuqishme që i ka dhënë Trump. Kompania e tij SpaceX ka shumë kontrata qeveritare sepse NASA përdor raketat e tij për misionet hënore të Artemis, por Tesla prodhon një mjet të veçantë për presidentin.
Elon ofron një Cybertruck me xham antiplumb dhe sigurisht, Shërbimi Sekret mund të bëjë ndryshimet e tij.
Trump nuk është admirues i makinave elektrike, por ka shprehur pëlqim për gjenialitetin e Musk dhe ka folur sesi ai i ka dhënë një këndvështrim të “eficencës qeveritare”.
Ndoshta një flotë me Cybertruck mund të ndihmojë në shitjet e kompanisë, të cilat për hir të së vërtetës nuk kanë qenë të larta. Modelet më të mira arrijnë deri në 200 mijë dollarë, por ndoshta presidenti mund të arrijë një marrëveshje me CEO-n e Tesla./tvklan.al