Doza përforcuese e modernës rekomandohet për personat me sistem të dobet imunitar
Agjencia Evropiane e Barnave, EMA ka miratuar dozën e tretë të vaksinës. Moderna kundër koronavirusit mund t’iu jepet qytetarëve mbi 18 vjeç. Kjo dozë e tretë duhet të merret pas 6 muajve pasi ta kenë marrë dozën e dytë.
“Vendimi pason të dhënat që tregojnë se doza e tretë e vaksinës Moderna e dhënë 6 deri në 8 muaj pas dozës së dytë çon në rritjen e nivelit të antitrupave te të rriturit”, tha EMA.
EMA ka rekomanduar gjithashtu që një dozë përforcuese e vaksinave Moderna dhe Pfizer COVID-19 t’u jepet njerëzve me sistem imunitar të dobët.
Në përpjekje për të ringjallur ekonominë, për të luftuar variantin ngjitës të Deltas dhe për të shmangur bllokimet e mëtejshme në dimër, disa shtete anëtare të BE-së kanë nisur fushatat e tyre të vaksinimit me dozat përforcuese përpara se EMA të jepte rekomandimet e saj.
Kopmania Moderna ka njoftuar nga ana tjetër se vaksina e saj është e sigurt dhe efektive edhe për fëmijët nga mosha gjashtë deri në 11 vjeç.
Moderna deklaroi se së shpejti do të dorëzojë të dhënat tek rregullatorët globalë.
Autoritetet shëndëtësore amerikane kanë autorizuar tashmë dozat përforcuese të vaksinave Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.
Klan News