Agjencia shëndetësore e BE thotë se prioritet duhet të kenë personat mbi 40 vjeç
Doza përforcuese e Covid-19 duhet të merret nga të gjithë personat mbi 18 vjeç e lart.
Kështu ka deklaruar drejtoresha e Agjencisë së Shëndetit Publik të BE-së Andrea Ammon e cili tha se prioritet duhet të marrin personat mbi 40 vjeç. Ammon këshilloi vendet me norma të ulëta vaksinimi që të nxitojnë në fushatën e tyre të vaksinimit pasi paralajmëroi për rreziqe të larta të një rritjeje të mëtejshme të fataliteteve dhe shtrimeve në spital në Evropë përgjatë muajve Dhjetor dhe Janar.
Rekomandimet e nxjerra nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve nuk janë të detyrueshme për qeveritë e BE-së, por përdoren për të marrë vendime për politikat shëndetësore.
“Të dhënat që vijnë nga Izraeli dhe Britania e Madhe tregojnë një rritje të konsiderueshme të mbrojtjes pas një doze përforcuese kundër infektimit dhe sëmundjeve të rënda për të gjitha grupmoshat”, thuhet në raport.
Shumë vende të BE-së kanë filluar tashmë të ofrojnë doza përforcuese për qytetarët e tyre, por po përdorin kritere të ndryshme për të përzgjedhur grupet që kanë prioritet.
Klan News